Futboll Sport

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Pjesëmarrja e mbrëmshme e Zlatan Ibrahimoviç në Sanremo nisi me një aventurë të vogël të suedezit. Sulmuesi tregoi në sallë kur mbërriti me shumë vonesë se kishte mbetur në trafik dhe vetëm falë një tifozi me motor ia kishte dalë që të udhëtonte për të marr pjesë në këtë mbrëmje në festival.

Një version i cili është konfirmuar në “Radio Monte Carlo” nga vetë Franko, tifozi i cili shpëtoi pjesëmarrjen Ibras, duke treguar detajet e këtij takimi të rastësishëm në mes të autostradës. “Kishte një trafik të jashtëzakonshëm ndaj pasdite vendosa të dilja me motor. Po kthehesha në shtëpi dhe pashë të ndalur në mes të trafikut një fugon të zi me dy persona brenda, e njëri dukej si Ibrahimoviç. Mendova ‘Ky është Ibra”. Shoferi uli xhamin e më pyeti “Ibra kërkon të dijë nëse mund ta çosh në Sanremo”. U përgjigja “:Sigurisht, nuk ka problem”.

Kisha një kaskë poshtë sedijes, i telefonova gruas dhe i thashë “po dërgoj Ibran në Sanremo”, por ajo nuk më besoi. Unë jam tifoz i Milanit përveç të tjerave. Ibra donte ta niste ai, por i thashë jo. Ajo që tha në TV është e vërtetë, jam një motoçiklist i të dielave, nuk kisha nisur kurrë motorin në autostradë. Për fat në rrugë nuk kishte shumë trafik e nuk patëm shumë makina, ishte e thjeshtë.

Zlatan u tregua shumë i lezetshëm, është një person i shkëlqyer. Më pyeti se si mund të më falënderonte dhe më tha se do të më dërgonte fanellën. Nuk arrita as të bëja foto, pasi kur mbërritëm te teatri Ariston ishte me ngut, u ul nga motori dhe iku menjëherë. Në fund gruaja më besoi, ndaj shpëtova edhe martesën”, tha duke qeshur tifozi.

Related posts

PËRGATITIEN PËR SFIDËN E MADHE/ Ja si përfundon derbi i Italisë, Inter-Juventus

Delo.autor

Dorëzohet Conte: Top katërshja, objektivi i Chelseat

Q.Autor

ME “WEMBLEY”/ Southgate kërkon të shkruaj historinë, por kujdes nga Danimarka

Delo.autor

Leave a Comment