Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ISHTE NJË NDESHJE E VËSHTIRË NDAJ ANGLISË”/ Sulmuesi Manaj: U surprizova kur e pashë që do e nisja nga stoli…

Rei Manaj, e nisi ndeshjen ndaj Anglisë nga stoli, teksa u fut në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Rtsh”, sulmuesi tha se ndeshja ishte përgatitur ndryshe dhe jo ashtu siç u shpreh skuadra.

“Të gjithë e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, për të luajtur 3-4-3, por nuk na lanë hapësira. Nuk duhet të ndryshonim lojën, me 3 lojtarë që u futëm. Ekipi gaboi që nuk bëmë presion lart. Ata bënë golin dhe e qarkullonin topin, ne vetëm i ndiqnim. Këto janë ekipe që të lejojnë të luash. Por kur i ndjek ata, lojtarët lodhen dhe nuk mund të bëjmë siç duhet

U ndjeva i surprizuar kur ma tha trajneri që nuk isha titullar, por kjo nuk ka gjë. Trajneri e vendos këtë dhe ata që luajtën e meritonin. Me San Marinon është njëjtë si me Anglinë, 3 pikët kanë të njëjtën rëndësi. Është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet të marrim fitoren”, tha Manaj.

Related posts

Reali refuzoi t’ua bënte Korridorin e Nderit, por stafi i Barcelonës e bën vet

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli spanjoll merr vendim mbi dy javët e ardhshme! (FOTO)

Delo.autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Telashe për trajnerin, PANUCCIN e gjobit gjykata…

Isa.Autor

Leave a Comment