Futboll Seria A Sport

“JEMI ENDE NË GARË PËR DY OBJEKTIVA”/ Paratici bën ironi: Futbolli ka nevojë për reflektime të tjera, jo për ëndrra

Fabio Paratiçi është optimist se me rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, Juventusi ndoshta do të mund të ketë një marsh më shumë në pjesën e mbetur të sezonit.

Drejtori i përgjithshëm dhe shefi ekzekutiv i klubit bardhezi konfirmuan se prioritet nuk është rinovimi i Ronaldos, bën ironi për Mesin dhe mbi të gjitha ngre në piedestal Federiko Kiezën, autorin e dy golave të djeshëm ndaj Portos, që nuk mjaftuan për t’u kualifikuar më tej në Champions:

“Lajmi i mirë është se infermieria është zbrazur dhe ndonëse lojtarë të ndryshëm të rëndësishëm për ne nuk janë në formë optimale, shpresojmë që tashmë mallkimi i dëmtimeve për ne të ketë përfunduar. Jemi ende në garë për dy objektiva, prandaj kemi nevojë për forca të freskëta”.

MESI E RONALDO – Lidhur me ngacmimet e fundit nëse Juventusi mund të bëjë të mundur dyshen e ëndërruar mes Ronaldos e Mesit, Paratiçi nënvizon:

“Është e thjeshtë që dy lojtarë si Mesi e Ronaldo të përshtateshin me njëri-tjetrin. Po flasim për dy lojtarë të zotë, por në këtë moment, futbolli ka nevojë për reflektime të tjera, jo për ëndrra. Ndaj nuk e shoh as që ta flas as për shaka mundësinë e të pasurit Mesin e Ronaldon me një skuadër. Po bisedojmë rinovimin me CR7? Kristiano ka edhe një tjetër vit kontratë me ne. Ndaj, jo vetëm që nuk kemi pse të nxitohemi, por nuk është as prioritet i momentit për të hapur një fushatë bisedimesh mes palëve”.

KIEZA SUPER – Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishmi, Paratiçi flet për Kiezën, blerjen 60 milionëshe të kësaj vere, i cili po tregon se e meriton të gjithë shpenzimin e bërë:

“Të vish te Juventusi dhe të jesh menjëherë lider nuk është e thjeshtë. Edhe pse në muajt e parë kishte pak nevojë për t’u përshtatur, ajo që na pëlqeu më shumë te Kieza ishte fakti se përveç mënyrës së tij të të luajturit dhe cilësive, ishte karakteri i tij që ishte i denjë për të veshur bluzën e Juves, ndaj jemi të lumtur që kemi mundur një konkurrencë të madhe dhe e kemi bërë Kiezën një lojtar tonin”, përfundoi drejtori sportiv.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Europa League Arsenal-Standard. Rezultati 3-0

Delo.autor

MUND TË PENALIZOHET NGA KLUBI/ Sulmuesi i Premier League: Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ Klopp: Nuk jam gjeni, por ky është momenti i jetës për Liverpoolin

Isa.Autor

Leave a Comment