Futboll Sport

“SHPËRTHYEN” POLEMIKAT PËR PENALLTINË/ Mesfushori Imeri kërkon falje: Futbolli më dënoi ndaj Kukësit

Kur nuk vijnë rezultatet që duhen, atëherë nisin analizat për faktorët ndikuan në mosarritjen e objektivit. Shumë akuza te penalltia e humbur në minutën e 70-të nga Demir Imeri në ndeshjen kundër Kukësit. Më shumë sesa për humbjen e atij 11-metërshi të cilin e priti Xhika, kritikat erdhën për mënyrën se si mesfushori i Vllaznisë e mori topin për ta goditur atë. Dy 11-metërshat e fundit që i janë akorduar Vllaznisë janë ekzekutuar nga sulmuesi Dilaver, i cili i ka shndërruar në gola.

Edhe në këtë takim trajneri Brdariç kërkoi të ishte sërish sulmuesi boshnjak që do të ekzekutonte penalltinë, mirëpo mesfushori Imeri “vuri veton” dhe zgjodhi të godiste vetë. I pyetur për këtë gjë tekniku Brdariç para mediave evitoi t’i bëjë “gjyqin” lojtarit të tij. “Fillimisht duhet të mbroj lojtarët e mi. Nuk duhet që të pyetem unë pse mori ai përsipër penalltinë, por duhet pyetur atë. Ai gaboi te ky vendim që mori, por nuk duhet të ndalemi vetëm te rasti i penalltisë, pasi patëm edhe 5 apo 6 raste të tjera shumë të mira”, është shprehur trajneri gjerman.

Ndërsa i pyetur nëse a është duke drejtuar Brdariç Vllazninë, sepse duket se lojtarët po veprojnë në kokën e tyre, tekniku i ka devijuar tërësisht pyetjes duke i bërë madje një ekspoze javës dhe ekipit të Kukësit, me të cilin u përball: “Duhet të dimë se si funksionon futbolli. Jam i zhgënjyer që morëm vetëm një pikë sot (të hënën).

Duhet të kishin përfituar nga ndalja e ekipeve të tjera. Mendoj se ne luajtëm me një prej ekipeve më të mira në Superiore, me lojtarë shumë të mirë, që punojnë mirë. Nuk kemi problem në ekip, por në çdo lojë ne po shohim për të bërë më të mirën dhe do të shikojmë mundësitë më të mira. Unë nuk ua lë gjithë përgjegjësinë lojtarëve, të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.

NDJESA E IMERIT

Fantazisti nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut mori kritikat më të mëdha në takimin e fundit. Demir Imeri këmbënguli për të ekzekutuar atë 11-metërsh, të cilin e humbi dhe kjo ndikoi edhe në mos arritjen e fitores. Imeri u kritikua shumë për gjestin e tij në rrjetet sociale, madje më shumë sesa u humb ai 11- metërsh.

Vetë lojtari nuk ka vonuar për të kërkuar ndjesë përmes rrjeteve sociale. “Edhe pse çdo herë mundohem të mos kursej as atomin e fundit për ekipin, futbolli sot (të hënën) më dënoi. Kërkoj falje nga më i vogli deri te më i moshuari tifoz i Vllaznisë, nga çdo shkodran, duke mos lënë anash edhe stafin teknik. Fati nuk qe sot (të hënën), me mua”, shkruante ai.

Related posts

Ibrahimovic: Këta janë dy lojtarët rreth të cilëve duhet të ndërtohet loja e Man United

Delo.autor

Gol nga 70 metra, BEFASOHET skuadra e shqiptarëve (VIDEO)

Sadik.Autor

REKORDI I RI ME PORTUGALINË/ Pele uron Ronaldon: Jam krenar për ty!

Delo.autor

Leave a Comment