Futboll Sport

KATAR 2022/ Manqedonia e Veriut mposht me përmbysje “Pancerat”, Italia dhe Franca bëjnë detyrën

Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet kualifikuese për Katar 2022 të luajtura mbrëmjen e sotme. Nga të mëdhatë shpëtojnë Italia dhe Franca, ndërsa zhgënjen Gjermania.

Rezultati më befasues është regjistruar në Gjermani, ku skuadra e Low është mundur 2-1 nga Maqedonia e Veriut. Pandev ka kaluar në avantazh miqtë në fundin e pjesës së parë falë një asisti të bukur nga Bardhi.

Gjermanët kanë barazuar përkohësisht në minutën e 63-të me një penallti të Gundogan, por kanë pësuar golin e dytë pesë minuta para fundit. Një gol që është shënuar nga mesfushori i Napoli-t, Elmas.

Kjo humbje e ka zbritur Gjermaninë në vendin e tretë të Grupit J. Grupi kryesohet nga Armenia, që ka mundur 3-2 Rumaninë. Ka ardhur fitorja e parë në grup për Islandën, që ka mundur 4-1 Lihtenshtejnin.

Italia ka përforcuar vendin e parë në Grupin C pas fitores 2-0 të marrë në transfertë kundër Lituanisë. Sensi-t (47′) dhe Immobile (94′, pen) kanë shënuar për Axurrët e Mancini-t.

Takimi tjetër i këtij grupi, ai i luajtur mes Irlandës së Veriut dhe Bullgarisë është mbyllur 0-0.

Fitore 1-0 edhe për Francën në fushën e Bosnje Hercegovinës. Heroi i takimit ka qenë Antoine Griezmann, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 60-të me një goditje të bukur me kokë. Franca kryeson Grupin D me 7 pikë.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e këtij grupi mes Ukrainës dhe Kazakistanit.

Vazhdon dominimi i Danimarkës në Grupin F. Danezët kanë marrë fitoren e tretë radhazi pasi kanë mundur bindshëm 4-0 Austrinë në transfertë.

Fitore me “poker” edhe për Skocinë dhe Izraelin, që kanë mundur respektivisht Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Related posts

Pogba, Pirlo dhe Buffon në formacionin më të mirë të Juventusit në periudhën kohore të fitimit e 7 titujve

Sadik.Autor

Panucci afron një lojtar të ri në Kombëtare, mesfushori pret ftesën

Sadik.Autor

ISH-MBROJTËSI LEGJENDAR I “DJAJVE TË KUQ”/ ​Neville: Manchester United është miliona larg…

Isa.Autor

Leave a Comment