Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KATAR 2022/ Shqipëria lë pas Poloninë dhe renditet në vendin e tretë, ja klasifikimi në Grupin I…

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Ky grup ku bën pjesë edhe Shqipëria, kryesohet nga Anglia, me 9 pikë, e cila triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Polonisë, ndërkohë që vendi i dytë mbahet nga Hungaria me 7 pikë. Hungarezët mposhtën Andorrën në transfertë me rezultatin 1-4.

Kuqezinjtë e Edi Rejës janë pozicionuar në vendin e 3-të me 6 pikë në 3 ndeshje, duke lënë pas Poloninë, që ka arritur të sigurojë vetëm 4 pikë në 3 sfida.

Për sa i përket fundit të tabelës, ajo mbyllet nga San Marino, me 0 pikë dhe 10 gola të pësuar. Andorra renditet në vendin e parafundit, po me 0 pikë, por me golavarazh -7.

Related posts

E PAPRITUR/ Ernest Muçi nuk do të vazhdojë më te Trabzonspori, do të rikthehet te Beshiktashi

F.autor

KAMPIONI BOTËS/ Do të jetë shumë e vështirë pa atë, ishte idhulli im

Isa.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Një “Panenka” horror ndëshkon skuadrën e Premier League (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment