Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KATAR 2022/ Rikthehet tek fitorja, Shqipëria mposht San Marino-n falë dyshes Manaj-Uzuni

Shqipëria fitoi kundër San Marinos me rezultatin 2-0. Goli i Manajt në minutën e 63-të zhbllokoi një ndeshje që u komplikua shumë më tepër se ç’pritej, duke nxjerrë edhe një herë në pah probleme serioze që ka skuadra jonë Kombëtare. Manaj shënoi pas një harkimi të Uzunit nga e djathta. Golin e qetësisë e shënoi Uzuni në minutën e 85-të, pasi devijoi një top të gjuajtur nga Frederik Veseli.

Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë zhgënjyese kundër ekipit më të dobët në renditjen e FIFA-s, pasi San Marino renditet i fundit në klasifikimin botëror. Qartazi skema dhe filozofia e përdorur nga trajneri Edi reja nuk po jep rezultatet që priteshin, ndonëse trajneri ka më shumë se një vit e gjysmë që drejton kuqezinjtë. Kombëtarja jonë edhe sot zhvilloi një lojë të ngadaltë, të lexueshme, pa forcën e duhur në sulm dhe me një mesfushë që e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme dhe t’u ofrojë sulmuesve shanse të mira shënimi.

Pjesa e dytë pati një ritëm tjetër dhe u shtua presingu që solli golin. Futja e Roshit dhe Uzunit (asist dhe gol) i dhanë më shumë freski sulmit, por problemi i Shqipërisë mbetet edhe njëherë qartësia në lojën e saj dhe mbi të gjitha mënyra se si e kërkojmë golin. Rejës do t’i duhet të ndryshojë shumë gjëra nëse vërtetë dëshiron të arrijë rezultate të rëndësishme në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Shqipëria renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkohë që Anglia mundi Poloninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Hungaria likuidoi Andorrën me rezultatin 0-3 dhe është e dyta me 7 pikë.

Related posts

“GARDIANI” ME VALIXHE NË DUAR/ Manchester United merr vendimin e papritur për De Gean

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Gati zyrtarizimi, Tirana prezanton me “kuic” blerjen e re

Delo.autor

PAS FITORES “EL CLASICO”/ Suarez: Rezultatet tona mund t’i shohin të gjithë, kemi…

Delo.autor

Leave a Comment