Futboll Seria A Sport

“NUK E MERITONIM ELIMINIMIN NË EUROPA LEAGUE”/ Ibrahimovic: Duhet të vazhdojmë përpara rrugën tonë sezonale

Zlatan Ibrahimoviç pra non eliminimin, megjithatë mendon për të shkundur skuadrën. 39- vjeçari ka dhënë një intervistë për takimit me Junajtidin duke analizuar të gjithë aspektet e ecurisë së “Djallit”.

Si është gjendja e skuadrës pas këtij rezultati?

Sigurisht që ka shumë zhgënjim. Është normale që të mos ndihemi mirë sepse kemi luajtur dy ndeshje të mira dhe në të vetmin top që gabuam e pësuam. Duheshin shfrytëzuar më mirë ato raste që arritëm të krijonim.

Përse skuadra po kalon këto momente të vështira?

Kampionati nuk ka mbaruar e do të duhet Zlatani më i mirë për të ndihmuar ekipin. Duhet të vazhdojmë përpara rrugën tonë sezonale. Nuk e meritonim të eliminoheshim në këtë mënyrë, por futbolli kështu e ka dhe mësimet nxirren edhe nga këto situata. Pogba ju befasoi… Poli është i fortë. E dinë të gjithë e nuk është sekret. Gjithçka varet nga ndjesitë që një lojtar ka kur është pjesë e një skuadre.

Mendoni se kanë ndikuar mungesat e shumta në ecurinë e Milanit?

Nuk dua t’i dëgjoj këto justifikime. Jemi 24 lojtarë në organikë dhe secili është gati të luajë. Ky muaj ka qenë i ngjeshur me impenjime dhe ndjesi, por secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësitë e tij e të japë më të mirën. Në fushë futesh për të dhënë maksimumin.

I druheni faktit se me këto rezultate rrezikohet edhe Champions-i?

Të dielën kemi një ndeshje tjetër më rëndësi e më pas do të duhet të kthehemi më të fortë nga impenjimet me kombëtaret. Kemi nevojë të përmirësohemi dhe kundër Fiorentinës është një rast për të parë me optimizëm nga e ardhmja.

Ju çfarë prisni nga e ardhmja?

Dua të luaj për të fituar diçka. Në kampionat jemi të dytët dhe nuk kemi përse të mos provojmë ende për titullin. Nëse arrijmë në Champions do të jetë bukur, por synimi, siç thashë, është të fitojmë ndonjë trofe. Sa për mua, nuk mund të them asgjë lidhur mbi sezonin e ardhshëm. Për momentin, jam te Milani.

Sidoqoftë në vitin e fundit, Milani është rritur ndjeshëm apo jo?

Unë dhe shokët e mi besojmë në punën tonë. Jemi rritur në lojë dhe në mendësi. Nga dita e parë kam vënë re një grup që punon, që sakrifikohet e këtë frymë e sjell brenda ndeshjeve. Lojtarët kanë mendësi fituesi e asnjëri prej nesh nuk pranon të humbë, madje as në stërvitje. Këtë e kam sjellë unë. Individualisht kam parë shumë djem që të rriten e të marrin përgjegjësi. Besoj se e kanë kuptuar se çfarë nevojitet për të qenë në nivelet më të larta.

Do të jeni gati për kombëtaren?

Nuk dua të konsiderohem dhe të thirrem për atë që kam bërë më parë, por për atë që mund të jap tani. Sigurisht, nuk mund të jem lojtari që isha 5, 10, 15 ose 20 vjet më parë. Kam një fizik krejt tjetër dhe një lojë krejt tjetër, por kam ruajtur një standard shumë të lartë, ndaj nuk duhet të shqetësoheni. Jam në ekip sepse e meritoj. Kur je futbollist në një nivel të caktuar dhe ke mundësinë të përfaqësosh vendin tënd është gëzimi më i madh që të jesh në gjendje ta bësh këtë. Është krenari dhe nder për mua të vesh fanellën e vendit tim.

Related posts

Fyeu lojtarët e Shkëndijës, klubi kuqezi i përgjigjet ‘dhembë për dhëmbë’ federatës maqedonas

Sadik.Autor

Çmendet Guangzhou, 12 milionë euro në vit për Nainggolan

Q.Autor

INTERI E KA SERIOZISHT/ Takim me agjentin e talentit të njohur gjerman

Delo.autor

Leave a Comment