Futboll Sport

KOSOVË/ Drenica merr një pikë të rëndësishme për mbijetesë, Feronikeli mposhtet nga Besa

Janë mbyllur dy ndeshjet e Superligës kosovare, Drita-Drenica dhe Besa-Feronikeli. Drenica arriti të marrë një pikë mjaft të rëndësishme në garën për mbijetesë duke barazuar 1-1 me Dritën kryesuese, ndërsa vendi i fundit Besa mposhti Feronikelin me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen e parë gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Drita kaloi në avantazh në minutën e 29’ me Shabanin, ndërsa për drenicakët barazoi Zbergja në minutën e 42’. Kaq mjaftoi me një pjesë të dytë të vakët dhe Drenica arrin të marrë një pikë mjaft me vlerë në luftën për mbijetesë teksa ndodhet në vendin e 9-të me pikë të barabarta me Arbërinë.

Në ndeshjen tjetër, vendi i fundit Besa arriti të marrë një fitore surprizuese përballe Feronikelit, e cila ishte e pafuqishme për të marrë të paktën një pikë. Heroi i ndeshjes për Besën ishte sulmuesi Tahiri, i cili shënoi dy here, kaloi ekipin në avantazh në minutën e 15’ dhe dyfishoi në të 39’ nga pika e  11-metërshit, ndërsa për Feronikelin arriti të barazonte përkohësisht Simonovski në minutën e 28-të. Besa ngelet në vendin e fundit në kuotën 10 pikëve, ndërsa Feronikeli në vendin e 6-të me 31 pikë.

Rezultatet 

Drita-Drenica 1-1
Shënues: Shabani 29’/ Zbergja 42′

Besa-Feronikeli 2-1
Shënues: Tahiri 15′, 39′ penallti / Simonovski 28′

Related posts

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

INTER/ Spalletti qetëson tifozët: Nuk jemi në krizë

Q.Autor

NUK ISHIN FAVORITË, POR U KUALIFIKUAN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit Rasing Klub pas triumfit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment