Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Gjuajtje potente, mesfushori Rroca protagonist me gol në sfidën ndaj Altinordu (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Eduart Rroca, i cili aktivizohet në Ligën e Parë turke me skuadrën e Istanbulsporit, është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar një gol në sfidën ndaj Altinordu e vlefshme për javën e 27-të të Ligë së Parë turke.

27 vjeçari u tregua gjakftohtë në zonë në rastin e shënimit duke arritur të ngushtojë perkohësisht diferencat pasi skuadra mike po fitonte në avantazh të dy golave. Në fushë për vendasit ishte dhe sulmuesi i krahut shqiptari tjetër Kristal Abazaj, i cili u zëvendësua në minutën e 58’ pa  mundur të lerë gjurmë.

Ekipi i shqiptarëve  e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe e sheh veten në vendin e 6-të ne kampionat, vend ky që u siguron një vend në fazën e playoff për tu ngjitur në Superligën turke.

Related posts

BULLGARI-KOSOVË/ Kristian Dimitrov përmbys SHIFRAT ndaj “Dardanëve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Ylli i notit Pellegrini, përlotet kur arrin finalen e pestë olimpike në 200 m stil i lirë (FOTO)

Delo.autor

PANUCCI NUK E DO/ Rikthehet në fushën e lojës, mbrojtësi i Kombëtares pas 2 muajsh në “aksion”

Isa.Autor

Leave a Comment