Futboll Sport

NGA “LAMBO” TE “FERRARI”/ Hysaj i fiksuar pas makinave të shtrenjta

Teksa jemi në periudhë merkatoje, nuk mund të mungojnë edhe pushimet nga ana e lojtarëve që nuk kanë asnjë angazhim në kampionatin Europian. Elseid Hysaj është njëri nga lojtarët i cili ka zgjedhur që t’i kushtojë pak kohë familjes së tij por edhe vetes.

Ai ka vendosur që t’i bëjë vetes një dhuratë. Duke pasur parasysh që është i dashuruar pas makinave luksoze, ka zgjedhur të marrë një “Ferrari” çmimi i të cilit është goxha i lartë, por kur flasim për futbollist të një niveli të lartë siç është lojtari shqiptar një vlerë e tillë justifikohet.

Mbrojtësi 27-vjeçaë ka zgjedhur markën e fundit të “Ferrarit” i cili ka kushtuar më shumë se 200 mijë euro.

Ngjyra e mjetit të blerë që është e verdhë, duke shtuar edhe një makinë tjetër në garazhin e tij pas “Lamborghinit” dhe një “Mercedes Benz GLE”.

Lojtari shkodran flitet se ka arritur një marrëveshje paraprake më skuadrën e Lacios për të luajtur sezonin e ardhshëm aty, pasi vendosi të mos vazhdojë rinovimin me skuadrën e Napolit.

Related posts

INCIDENT QESHARAK/ Kampioni i botës në F1 rrëzohet nga motori e përfundon me këmbët në ajër (VIDEO)

Delo.autor

Federata Argjentinase mbështet pa kushte trajnerin Sampoli pas akuzave për…

Sadik.Autor

Lojtari nuk udhëton me Bayern drejt SHBA, interistët fërkojnë duart…

Sadik.Autor

Leave a Comment