Futboll Sport

KUJTON FINALEN E KIEVIT/ Ironia e Roberto Carlos: Salah nuk do t’i afrohet fare Sergio Ramos

Legjenda e Realit të Madridit dhe njëkohësisht ambasadori i skuadrës madrilene, Roberto Karlos, ka bërë batuta dhe ka thumbuar ekipin e Liverpulit në prag të dueleve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Braziliani ka rikthyer në skenë edhe një herë tjetër dëmtimin që Ramos i bëri Salahut në finalen e Kievit. Këtë herë Karlos thotë se dueli do të jetë interesant, por sulmuesi i Liverpulit as nuk do t’i afrohet kapitenit të Realit.

“Salah nuk do t’i afrohet fare Serxhos”, tha fillimisht Karlos duke qeshur. Më tej ai analizoi dy përballjet që na presin në këtë çerekfinale të Champions-it. “Ajo mes Ramosit dhe Salahut është një ngjarje për të cilën do të flitet shumë. Por, Reali bën mirë që të përqendrohet te ndeshjet dhe jo te gjërat jashtë saj. Do të luajmë kundër një ekipi shumë të mirë. Ndeshja e parë është në shtëpi dhe duhet bërë maksimumi. Për momentin Reali po kalon një moment pozitiv dhe eliminatorja do të vendoset në ndeshjet që do të luhet në shtëpi”, tha ish-mbrojtësi. Ai gjithashtu shpjegoi se është e rëndësishme që Zinedin Zidan t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion për këto ndeshje.

“Shpresoj që Zidan t’i ketë të gjithë në dispozicion dhe ata që nuk janë rikuperuar të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Një trajner duhet t’i ketë të gjithë lojtarët për të treguar vlerat e tij. Duhet të shqetësohemi përballë këtij Liverpuli dhe të mos i zëmë besë situatës, në të cilën ndodhen”, vazhdoi më tej Roberto Karlos. Ai u ndal edhe te ndryshimi i stilit në lojën e Liverpulit. “Më përpara Liverpuli e pasonte topin te sulmuesit e tij, ndërsa tani me Tiago Alkantarën ka më shumë kualitet në mesfushë dhe ka filluar që të qarkullohet më shumë topi. Megjithatë, shokët e tij nuk janë përshtatur me këtë mënyrë lojë. Problemi nuk është Tiago, por ndryshimi i stilit që po kërkon të bëjë trajneri. Ata nuk janë mësuar të qarkullojnë topin, por duan të luajnë shpejt drejt sulmit”, përfundoi legjenda braziliane pas hedhjes së shortit.

Related posts

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri krijon me GUR fanellën e tij (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri Pioli: Luhet për fitore. Rikuperoj 2, pres 4 lojtarë…

Delo.autor

Leave a Comment