Futboll Shqipëri Sport

BEFASUESE/ U rrit tek JUVE”: Goleadori SHQIPTAR “injorohet” nga PANUCCI

Anësori shqiptar Françesko Tahiraj është njëri prej futbollistëve më aktiv në Slloveni. 22-vjeçari ka realizuar këtë sezon 7 gola në 17 ndeshje me ekipin e Aluminijit. Për më tepër, Tahiraj është njëri prej lojtarëve më të aktivizuar në “Prva Liga”, kampionati slloven.

Djaloshi ka qenë pjesë e akademisë së Juventusit dhe ekipeve zinxhir të bardhezinjve.

Por pasi nuk gjeti hapësirë në Itali, ai zgjodhi Slloveninë si terrenin më të mirë për të shprehur veten. Në 2015, ai u transferua te Zavrc dhe në 2016 ka qenë i palëvizuar nga formacioni i Aluminijit. Këtë sezon, ai ka grumbulluar plotë 1417 minuta me skuadrën dhe vlerësohet si njëri prej elementëve më premtues në Slloveni.

Por karriera e tij me Kombëtaren e Shqipërisë ka shkuar krejtësisht ndryshe. Deri në 2014, Tahiraj u thirr për herë të fundit te Shqipëria U19 dhe që nga ajo kohë, ai nuk ka marrë asnjë ftesë as nga ish-tekniku De Biasi, as nga ai aktual Panuçi. Nëse atij do t’i besohej më shumë te Shqipëria, lojtari do të jepte një kontribut të madh në ecurinë e kuqezinjve, sidomos në repartin e sulmit, aty ku ne vuajmë më shumë.

Related posts

Karius bën sërisht gafë, ja përse u ble portieri brazilian Allison (VIDEO)

Isa.Autor

NDODH E PABESUESHMJA/ Legjenda braziliane sponsorizon transferimin e Neymar tek…

Delo.autor

“EURO 2020″/ UEFA publikon të dhënat, lojtari më i shpejtë luan për Italinë. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment