Futboll Seria A Sport

“LEBRON JAMES-I I FUTBOLLIT ËSHTË CR7″/ Rrëfimi special i Barella: Ju tregoj të vërtetën me numrin 23

Nikolo Barela është lideri i mesfushës së Interit, një futbollist që ka nisur të fitojë vitrinat e rëndësishme, duke joshur edhe klubet më të mëdha të Europës, por zikaltrit as që kanë ndërmend ta lëshojnë.

Por, “motori” i skuadrës së Antonio Kontes, nëse do të kishte dëgjuar familjarët e tij, mund të kishte përfunduar basketbollist dhe jo futbollist, ndonëse në fund fitoi dëshira e tij, pavarësisht se pasioni për lojën e koshit është shumë i madh, siç e tregon ai në “Basketball Conversation”, emisionin e rrjetit “Sky Sport”.

Nikolo, i vogël keni luajtur basketboll. A e praktikoni ende?

Kam luajtur që në moshën 4-vjeçare, por për një periudhë të shkurtër, ndonëse ka pasur disa ndeshja që ishin edhe më të rëndësishme sesa ato që kam luajtur sot në futboll. Në familje kishim shumë konkurrencë, pasi edhe kushërinjtë e mi ishin basketbollistë, shumë më të fortë se unë, por edhe nëse nuk i mundja, të paktën doja t’i vija në vështirësi të mëdha.

Kush janë shokët me të cilët flitni sot për basketin?

Tek Interi të apasionuar sa unë janë Lukaku, Hakimi e Lautaro, me të cilët ndonjëherë mblidhemi të shohim NBA. Ndërsa në kombëtaren italiane flas shpesh me Kalabrian, Perinin dhe Kielinin.

Shkëndijën për NBA-në jua ndezi Alen Ajvërson?

Po, madje edhe kanotierja e parë që kam pasur ka qenë e tija. Më mahniste fakti që Ajverson, ndonëse me një fizik normal, dominonte gjigantët e tjerë. Ishte një burim frymëzimi për mua, pasi atë mangësi centimetrash e mbulonte, madje e tejkalonte me teknikë dhe klas.

Mos ndoshta numri 23 që mbani në fanellë ka lidhje me basketbollin?

Po, pasi është numri i idhullit tim aktual në NBA, LeBron Xhejmsit. Kur erdha tek Interi, 23 ishte i zënë dhe zgjodha 24-ën, pasi ishte data e lindjes së vajzës sime. Por, tani që u lirua e mora, ndonëse për ndërrimin e numrit bëra një sherr edhe me bashkëshorten time. Ndodh…

Pse ju pëlqen kaq shumë LeBroni?

Sepse më pëlqen fakti që edhe pse ndryshon skuadër, kudo që shkel arrin që të ngrijë edhe shokët e ekipit në nivelin e tij, në nivelin më të lartë. Kjo më mahnit, pasi e kam ndjekur hap pas hapi historinë e tij.

Sipas jush, kush është LeBron Xhejmsi i futbollit?

Kristiano Ronaldo. Tek ai ka shumë talent, por mbi të gjitha shumë punë, siç tregon edhe ritmi që mban ende sot, pavarësisht moshës. Kudo që ka luajtur ka vënë në dispozicion vetëm dëshirën e madhe për të fituar. Kjo është fenomenale.

Related posts

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

XHAKA PRANË LARGIMIT NGA ARSENAL/ Mesfushori shqiptar drejt kalimit në Serie A tek klubi i madh…

Delo.autor

EURO 2020/ Përcaktohen çiftet e “Play Off”, Kosova do luajë jashtë fushe me…

Delo.autor

Leave a Comment