Bundesliga Futboll Sport

KAOS TEK BAYERN MUNICH/ Krisje totale Flick-Salihamidžić. Trajneri mendon largimin, “flirt” me…

Pyetja që tremb në këtë momente tifozët e Bajernit: Do të largohet trajneri Hansi Flik nga Mynihu në fund të sezonit për të zëvendësuar Joakim Lëvin te Gjermania? Përgjigja është: Po, rreziku ekziston… Edhe pse Flik në 16 muaj me Bajernin fitoi gjithçka, duke hyrë në zemrat e shumë tifozëve bavarezë dhe duke bërë për vete shumë prej tyre, vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Kontrata e tij skadon në 2023- shin me të drejtë rinovimi, por nëse ai do të arrijë ta bëjë këtë gjë, kjo mbetet për t’u parë. Marrëdhënia e tij me drejtorin sportiv,Hasan Salihamidžić, është më e krisur sesa duket dhe është thënë.

Sipas “Bild”, ata janë në një luftë totale e cila nuk pritet të mbarojë kurrë. Arsyeja? Sipas mediave në vend, ato janë disa. Flik ka refuzuar në kohët e fundit për t’u dhënë një mundësi lojtarëve të dëshiruar nga Salihamixhiç, Tiago Dantas, Buona Sarr dhe Mark Roka. Injorimi i tyre nga Flik ka bërë që Brazo të nervozohet dhe të ftohë marrëdhëniet me 56-vjeçarin.

Flik nga ana tjetër ka dëgjuar që Salihamixhiç ka nisur të pyesë për të ardhmen e Julian Nagelsmanit, edhe pse trajneri aktual i Bajernit ka deklaruar se do të respektojë deri në fund kontratën me kampionët në fuqi dhe nuk do të largohet për një detyrë të re.

SI DO TË VAZHDOJË?

Flik me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë i mbuluar duke marrë shkas edhe nga rasti i Marko Rose që në mes të sezonit deklaroi se do të jetë trajneri i ardhshëm i Dortmundit në sezonin tjetër duke shkaktuar një tërmet te Gladbahu që pas kësaj deklarate nuk po di të fitojë më. Këtë gjë Flik kërkon ta shmangë pasi do që të largohet me nder duke fituar kampionatin e dytë radhazi me Bajernin dhe Champions-in.

Në Gjermani të gjithë janë të mendimit se DFB dhe Flik kanë një pakt për të punuar së bashku pas Europianit. Fakti që ende nuk kemi një reagim nga drejtuesit bavarezë për të ardhmen e Hansi Flikut, ka ngjallur shumë dyshime. Rumenige, Kahn dhe Hainer heshtin. Vetëm Hënes është prononcuar duke kërcënuar drejtuesit bavarezë se do të bënin një gabim fatal nëse do të lejonin largimin e Flikut.

Related posts

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK MANCHESTER CITY/ Guardiola i bën presion klubit: Largohem nëse nuk më sillni…

Delo.autor

EPISODI/ Penallti për Romën! Ose jo… Arbitri korigjon veten (VIDEO)

F.autor

Në pritje të finales së Kupës, Shkëndija vijon të fitojë

Sadik.Autor

Leave a Comment