Futboll Seria A Sport

“HYSAJ EKSPERT, DO TË MËRZITET DUKE MË PARË”/ Portieri Strakosha: Momenti i duhur për trajnerin e ri

Lacio ka nisur fazën përgatitore prej thuajse një jave, në një zonë malore ku edhe është e vendosur qendra stërvitore e “Shqiponjave” bardhekaltër.

Tomas Strakosha është thërritur këtë herë të flasë në mikrofonin e kanalit zyrtar të Lacios dhe ka komentuar vështirësitë e sezonit të shkuar, zgjedhjet e Inzagit, ribashkimin me Hysajn si dhe kualitetin me Pepe Reinën. Portieri i Kombëtares është i motivuar për sezonin e ri dhe shpreh dëshirën dhe dashurinë për të vijuar me bardhekaltrit për të luftuar për vendin e titullarit.

KALENDARI – “Nuk na intereson shumë kalendari, pasi e dimë që jemi një skuadër e fortë dhe duhet të përqendrohemi vetëm me forcën tonë. Me trajnerin e ri duhet të kuptojmë se çfarë kërkon. Grupi është i fortë dhe i bashkuar. Mendoj që shumë shpejt do të futemi në ritmin që trajneri kërkon prej nesh”.

SARRI – “Përshtypjet e para? Trajneri kërkon shumë intensitet në stërvitje, ndërsa periudha e pushimeve është shumë e shkurtër. Kjo më ka bërë përshtypje. E dinim që Sarri në çdo moment kërkon që të marrë më të mirën nga lojtarët e tij dhe jemi të lumtur për ardhjen e tij”.

TRAJNERI – “Nuk kam pasur akoma një bisedë private me të për të diskutuar personalisht, mirëpo ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe ta thotë gjithçka haptazi. Besoj se shumë shpejt do të nisë të flasë personalisht më shumë me të gjithë lojtarët”.

PANKINA – “Ishte momenti i duhur për të ndryshuar diçka, sepse skuadra ka gjithmonë stimuj të ri. Të shohësh kështu një trajner të përgatitur dhe të një niveli të tillë, të jep akoma edhe më shumë stimuj. Njësoj siç pres të na japin tifozët të rikthyer në stadiume. Pa ata, vuajmë shumë. Ardhja e Sarrit ka qenë pozitive dhe tashmë duhet ta tregojmë në fushë këtë gjë”.

RAPORTET ME REINËN – “Është nder që të punosh me Pepen. Ai është i buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe të shtyn të bësh më shumë. Edhe grupit, por edhe mua personalisht, na bën mirë që është në ekip”.

PORTIERËT – “Po ta mendosh, unë shoh më shumë portierët e ekipit sesa familjen time. Në gjithë këto vite te Lacio, kam pasur raporte të shkëlqyera me portierët dhe besoj se është njëlloj edhe në skuadrat e tjera”.

NDESHJET – “Për mua është gjithmonë një nder që të jem këtu. Nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija të luaja kaq shumë ndeshje. Jam shumë i lumtur për këtë, por dua që të përmirësohem për të vazhduar që të luaj dhe të argëtohem te Lacio. Kam parë më shumë Grixhonin sesa familjen (qesh…).

MODULI I RI – “Edhe për ne portierët do të jetë diçka e re që të ndryshojmë modulin, sepse ndryshon mënyra si do të komandojmë mbrojtjen. Trajneri po na shpjegon idetë e lojës që ai kërkon të interpretojmë, ndaj do të jetë e lehtë”.

HYSAJ & ANDERSON – “Anderson dhe Hysaj janë dy lojtarë shumë të fortë dhe ekspertë. Felipeto (Felipe Anderson) na ka munguar dhe e kam parë shumë të karikuar në ditët e para. Dhe nëse do të jetë i tillë, shumë shpejt do ta kuptoni të gjithë që është një armë më shumë për Lacion. Hysajn e njoh edhe sepse luajmë bashkë në Kombëtare. Këtë vit do ta shoh çdo ditë dhe do mërzitet me mua (Qesh…). Ai është një lojtar ekspert dhe ka luajtur në shumë role, ndaj do të na japë një dorë të mirë ndihme”.

PROBLEMET – “Unë te Lacio kam treguar gjithmonë respekt, të njëjtën gjë që shoqëria ma ka dhënë çdo herë. Unë dua që ta ndihmoj ekipin duke luajtur. Vitin e shkuar ishte një vendim i trajnerit, të cilin e kam respektuar edhe pse sigurisht nuk kam qenë i lumtur duke mos luajtur.

Një profesionist që është i lumtur duke qëndruar në pankinë, ndoshta duhet të ndërrojë sport. Unë shpresoj që të jem gati në momentin që do të thërritem për të luajtur. Me klubin, tifozët dhe skuadrën raportet janë gjithmonë të shkëlqyera.

SYNIMI – “Unë synoj që të jap akoma më shumë personalisht. E di që mund të jap akoma më shumë dhe viti i shkuar më ka mësuar shumja që të rritem personalisht”, ka deklaruar Tomas Strakosha

Related posts

E BUJSHME/ ROMA pranë firmës me kampionin e botës, i ndan vetëm një detaj për…

Isa.Autor

Laurent Koscielny cakton datën e lamtumirës nga kombëtarja e Francës

Q.Autor

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Delo.autor

Leave a Comment