Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Lazio në “Allianz Stadium”. Rezultati 3-1

Do të startojë nga ora 20:45, sfida Juventus-Lacio e vlefshme për javën e 26 të Serisë A italiane.

Juventusi vjen në këtë sfidë pas fitores në mesjavë ndaj Specias me rezultatin 3-0 dhe dëshiron të ketë vazhdimësi për t’i treguar skuadrave milaneze të cilat janë në dy vendet e para që bardhezinjtë janë ende në luftë për fitimin e titullit kampion. Bardhezinjtë vijnë me mungesa të shumta në këtë takim me mungesën e Dibalas, Kielinit, Bentakur dhe Artur të gjithë me probleme muskulore.

Lacio vjen në këtë ndeshje pas humbjes në mesjavë nga Bolonja me rezultatin 2-0 dhe skuadra kryeqytetase pavarësisht momentit jo të mirë, dëshiron një fitore për të qenë një konkurente për zonën Champions. Tek kampi lacial është rikthyer dhe Thomas Strakosha i cili lë pas dëmtimin që e kishte vuajtur prej kohësh dhe pritet të ulet në pankinë.

 

LIVE/ Juventus – Lazio 3-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 60/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 57/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 39/ Juventus barazon shifrat me golin e shënuar nga Adrien Rabiot.

MINUTA 14/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Joaquin Correa.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Real Madrid ia bën pagën 30 mln euro Ronaldos

Sadik.Autor

Gentian Selmani: Keqardhje për Kupën, tani përqendrohem te Kombëtarja

Sadik.Autor

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Sadik.Autor

Leave a Comment