Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 0-0

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 25-të.

Partizani luan sot një sfidë tepër delikate kundër Teutës, në një takim ku duhet të kthehen patjetër te fitorja pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Situata te “demat” nuk është optimale, pasi kanë shpenzuar shumë energji në derbin kundër Tiranës dhe në 120 minutat e luajtura në Kupë kundër Laçit.

Nga ana tjetër, Teuta vjen në këtë ndeshje, pas kualifikimit në Kupë dhe do të kërkojnë gjithashtu fitoren.

 

LIVE/ Partizani – Teuta 0-0

 

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

90’ Aleksi është vendimtar duke ndalur një diagonale të Carës për Muratajn i cili po shkonte drejt portës. Situata zhvendoset në anën tjetër ku një pasim për Plakun kontrollohet nga portieri Hoxha.

79′ Trajneri Daja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha e lojës Melo dhe Çinari, në vendin e tyre Cara dhe Stenio Zhunior.

74′ Partizani gjen rrugën e rrjetës, me Bitrin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Një moment i dyshimtë.

72′ Albano Aleksi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

65’ Bregu bën gjithçka mirë duke i krijuar hapësirë vetes në fundore, në krahun e majtë, por pastaj harkimi i tij në qendër për Plakun përfundon në duart e Hoxhës.

61′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Sebino Plaku.

61′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga loja, Kuro i dëmtuar, vendin e tij e merr Xhekson.

59′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

58′ Rast i pastër për Teutën me Krasniqin, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

57′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha, Todorovski, vendin e tij e merr Beqja.

53′ Kuro është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.

51′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

49′ Mundësi mjaft e mirë për Teutën me anë të Emiljano Vilës, por tentativa e tij u ndal nga portieri Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Vendimtarje ndërhyrja e kapitenit Renato Arapi, që i heq një mundësi të mirë Çinarit. Mbrojtësi largon rrezikun në këndore.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Skuadra e Ilir Dajës, më kërkuese në këto minuta, por rastet e rrezikshme në portat respektive kanë qenë me pikatore.

34′ Teuta fiton goditje e dytë nga këndi.

32′ Bardhi provon me një gjuajtje nga distanca, por fantastik Stivi Frashëri me atë ndërhyrje.

28′ Pranë golit Teuta, me Emiljano Vilën, që provon me kokë pas harkimit nga këndi, por topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

27′ Regjistrohet goditja e parë nga këndi.

24’ Melo e ka radhën të provojë portën e durrsakëve, por nuk gjen katërkëndorin.

18′ Regjistrohet e para tentativë drejt portës, provon Çinari nga distanca, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Frashëri.

12′ Minuta të mira për Partizanin, që provon me anë të Asanit, por tentativa e futbollistit të kuq ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

9′ Kundërpërgjigjet Teuta me Dejvi Bregun, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

4′ Rrezikshëm Partizani me Çinarin, i cili provon me kokë, pas një harkimi nga e majta, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida. Teuta shkelmon topin e parë nga qendra.

Related posts

ZYRTARE/ Super League shkrihet ende pa filluar. Organizatorët nuk ndalen, kërkohet ngritja e një…

Delo.autor

SUPERLIGA DUKET PRANË/ Besa e Kavajës jep “leksione” në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

Zëvëndësuesi i Iniestës/ Barcelona mer vendimin përfundimtar për Miralem Pjanic

Isa.Autor

Leave a Comment