Futboll Sport

“LUAJMË NË SHTËPINË E RONALDOS”/ De Biasi komenton sfidën ndaj Portugalisë: Janë kampionët në fuqi të Europës dhe…

Xhani De Biazi dhe Azerbajxhani do të kenë një duel shumë të fortë përballë Portugalisë, e cila si rrjedhojë e pandemisë do të zhvillojë ndeshjen në Torino, në “Allianz Stadium”, shtëpia e Kristiano Ronaldos dhe e Juventusit. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare e di se do të jetë një duel shumë i fortë, por në të njëjtën nënvizon se ka provuar një taktikë të veçantë në stërvitje, e cila shpresohet të japë rezultat.

“Ndeshja e parë do të na vërë përballë më të fortëve të grupit. Janë kampionët në fuqi të Europës dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne kemi punuar mirë në fushë këto pak orë të para, kemi provuar disa gjëra në stërvitje dhe do të ishim të lumtur sikur ta merrnin pikën tonë të parë pikërisht ndaj Portugalisë.

E vërteta është se jemi një kombëtare e re në moshë, kemi nevojë për pak kohë, për të punuar dhe kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Por duke luajtur në shtëpinë e Ronaldos, shpresojmë që ky fakt të na shërbejë si motivim dhe skuadra të vërë në zbatim indikacionet që i kam dhënë”, deklaroi De Biazi.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Capello ndez ëndrrat e Juventus-it dhe Inter-it me deklaratat e fundit

Delo.autor

MILANI NË KAOS/ Befason Gattuso, ndryshon formacionin për Sampdorian

Isa.Autor

PASI FITOI TROFEUN/ Guardiola rrëfen sekretin e penalltive

Delo.autor

Leave a Comment