Futboll Ligue 1 Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

PSG ka nisur të mendojë për pasuesin e Keylor Navas në portë, pasi kostarikani numëron plot 34 vite mbi supe dhe është në fund të karrierës. Drejtuesit francezë kanë piketuar një emër që ka spikatur këtë sezon në Premier League me Leeds United.

Bëhet fjalë për portierin Illan Meslier. Gardiani u ble vitin e shkuar për 6.5 milionë euro nga Lorient dhe këtë sezon ka qenë thjesht fantastik. Francezi i ka surprizuar të gjithë dhe shihet si një ndër portierët më të mirë aktualë të Premier League.

Kartoni i Meslier vlerësohet të paktën 20 milionë euro dhe mediat në Francë bëjnë me dije se PSG ka nisur bisedimet me drejtuesit e Leeds për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen.

Related posts

Nuk do ta besoni çfarë bën Robert Lewandowski pas shënimit të golave

Sadik.Autor

PARA SUPERSFIDËS/ Portieri, Hugo Lloris: Unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi, ja si mund ta ndalim…

Isa.Autor

MESSI DËSHTOI ME ARGJENTINËN/ Ndryshon favoriti për të fituar “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment