Futboll Sport

MIRUPAFSHIM “FAIR PLAY FINANCIAR”? UEFA gati për të prezantuar planin e ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Mirupafshim “Fair Play Financiar”. Rrugëtimi është marrë, sistemi i vjetër i rregulloreve të vendosur nga UEFA me qëllim mbajtjen nën kontroll të kushteve financiare të klubeve europiane, do të përfundojë në muajt e ardhshëm.

Siç shkruan sot e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, gjatë ditës së nesërme, UEFA do të diskutojë përmes videokonferencës në Parlamentin Europian një sistem të ri rregullash për futbollin kontinental, i cili fillon nga ideja e kalimit nga “të shpenzosh për aq sa arkëton” në “të shpenzosh për aq sa është e nevojshme”.

Ideja – Një ide mund të jetë futja e një takse luksoze për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret europiane, që të blesh një lojtar, duhet të paguash një përqindje për t’u shpërndarë në sistem. Për më tepër, sanksionet sportive mund të ulen në favor të sanksioneve më të mëdha ekonomike. Rregullat e reja mund të hyjnë në fuqi nga sezoni 2022-2023, me një periudhë rregullimi gradual prej disa vitesh përpara zbatimit të plotë.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Milanit

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Nuk kursehen në merkato, Goditja e dyfishtë e gjigantëve të Europës…

Delo.autor

HUMBJA SHOKUESE E BARCELONËS ME PËRMBYSJE/ Zidane: Nuk lumturohem për disfatat e rivalëve

Delo.autor

Leave a Comment