Gossip Sport

LISTA/ Nga Victoria Beckham tek Georgina Rodriguez, ja “WAG”-sat që fitojnë më shumë para…

Viktoria Bekam, gruaja e Dejvid Bekamit, kryeson listën e top 10 VAG-save që fitojnë më shumë para.  Pasuritë e saj të vlerësuara arrijnë në 415,909,349 €, sipas një studimi të bërë nga tabloidi britanik “The Sun”, i cili ka arritur të zbulojë renditjen e plotë.

Medalje argjendi për Shakirën. Partnerja e Xherard Pike, është një këngëtare e dashur në të gjithë botë dhe artistja më e dëgjuar latine. 44-vjeçarja ka shitur 80 milionë albume dhe mund të mburret me një kapital prej mbi 250 milionë eurosh.

Në vendin e tretë është Kolin Runi, gruaja e Uejni Runi. Autore e librave për fëmijë dhe shkrimtare e seksioneve të ndryshme për revista, pasuritë e saj arrijnë në rreth 16,174,252 €.

Vetëm vendi i katërt për partneren e Kristiano Ronaldos, me plot 8.087.123 euro fitime. Në top 10-çe bën pjesë edhe Vanda Nara, e cila renditet në vendin e 8-të.

Ja lista e plotë:

1. Viktoria Bekam, bashkëshortja e Dejvid Bekam: 415.909.349 euro

2. Shakira, bashkwshortja e Zherard Pike: 254.166.824 euro

3. Kolin Runi, bashkëshortja e Uejni Runi: 16.174.252 euro

4. Xhoerxhina Rodriguez, bashkwshortja e Kristiano Ronaldos: 8.087.126 euro

5. Perrie Eduards, e fejuara e Aleks Okslade-Çambërlain: 6.931.822 euro

6. Kristin Lampard, bashkëshortja e Frenk Lampard: 5.776.518 euro

7. Oriana Sabatini, e fejuara e Paulo Dibalës: 4.621.214 euro

8. Vanda Nara, bashkëshortja e Mauro Ikardi: 3.465.911 euro

9. Abi Klenci, bashkëshortja e Piter Krauç: 2.888.259 euro

10. Helena Fianagan, bashkëshortja e Skot Sinklair: 2.310.607 euro

Related posts

MERREN VENDIMET/ Disiplina gjobit Partizanin dhe paralajmëron Dajen, dy futbollistë të kuq nën hetim

Delo.autor

PAS 40 VITESH/ Një lojtar kalon për herë të parë nga ROMA te LAZIO

Delo.autor

PAS KONFERECËS SË LAMTUMIRËS/ Ja momenti kur Messi largohet për herë të fundit nga “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment