Futboll Seria A Sport

“NE E DINIM SE MUND TË ISHTE NJË SEZON I NGARKUAR”/ Pioli: Paraqitjet tona tregojnë se e kemi kaluar momentin tonë delikat

Pas humbjes në kampionat ndaj Napolit dhe humbjes dhe njëkohësisht eliminimit  nga Mançester Junajtid në Europa Ligë, Milani do të rikthehet të luajë në kampionat me objektivin e kthesës, duke filluar që ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi”, e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00. Në vigjilje të kësaj sfide, trajneri kuqezi Stefano Pioli, është shfaqur në konferencën për shtyp përpara gazetarëve për të prezantuar këtë sfidë:

Loja e shëndetshme dhe e evoluar e Milanit në Europë – “Këto janë dy terma që më pëlqejnë shumë. Ishte një zhgënjim i fortë, por ne u eliminuam edhe më të vetëdijshëm për cilësitë tona.”

Në Firence një ndeshje speciale për ty – “Firence ishte për mua situata që unë kam përjetuar më shumë në karrierën time, si lojtar dhe si trajner, më pas edhe për tragjedinë që ndodhi për Davide Astorin që nuk harrohet lehtë. Nuk do të jetë kurrë një ndeshje normale.”

Ibrahimoviç titullar – “Ibra është duke shfrytëzuar minutazhin e ndeshjes të së enjtes, nesër do ta nisë nga minuta e parë. Ne nuk e dimë sa kohë mund të rezistojë, por prania e tij është e rëndësishme.”

Vlahoviç – “Unë gjithmonë e kam vlerësuar vullnetin e tij, ishte e vështirë ta nxirrja nga fusha, ai ka potencial të rëndësishëm dhe mbetet një qendërsulmues i shkëlqyer. Ai është i ri dhe disa krahasime nuk janë të mira për të.”

Çfarë i ka ndodhur Çalhanollusë – “COVID-19 dhe dëmtimet nuk të lejojnë të shkëlqesh në paraqitjet e tua. Çalhanollu është një lojtar i rëndësishëm, është duke provuar të gjejë situatën e mirë psiko-fizike, do ta bëjë së shpejti dhe do të kthehet të jetë përsëri vendimtar.”

Milani i dëmtimeve – “Kështu është sezoni, ne e dinim se mund të ishte një sezon i ngarkuar. Deri më tani ne ishim ekipi që kishim luajtur më shumë. Ndjej që skuadra ka kapërcyer momentin delikat, paaraqitjet e fundit kanë qenë nga një grup i fortë, pavarësisht se humbja erdhi nga episodet, por kësaj skuadre nuk i mungoi bindja dhe cilësia. Unë pres një finale të kampionatit të shkëlqyer nga skuadra ime.”

Menaxhimi i pauzës së kombëtareve – “Do të menaxhohet në tre situata të ndryshe. Kush është i dëmtuar do të ketë në dispozicion 2 ditë pushim, disa që do të shkojnë në kombëtare dhe disa që do të luajnë të gjitha ndeshjet dhe disa jo. Do të mbeten vetëm 3 lojtarë në ‘Milanelo’, Kastijeho, Teo Hernandez dhe Tomori që do të kenë ditë të lira dhe më pas do të rikthehen të stërviten.”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Related posts

Alba largon zërat e Tottenham: Përjetësisht te Barça!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndalet në merkato, mesfushori Gustavo firmos për 3 vite me shkodranët

Delo.autor

GREZDA I KAP FOTON NGA KREVATI/ “Padashje” i nxjerr Oriolës edhe etiketën e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment