Futboll Premier League Sport

NGA DEBUTIMI NË CHAMPIONS TEK PËRFUNDIMI SI HIDRAULIK/ Historia e pabesueshme e ish-lojtrarit të Manchester United

Në 18 mars 2003, Li Rosh debutoi në Champions me fanellën e Mançester Junajtidit në humbjen 2-0 me Deportivo La Korunjën.

Pesë vite më vonë, ai u tërhoq nga futbolli dhe sot është një punëtor ndërtimi dhe hidraulik i kualifikuar. Dy muaj pasi luajti në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Rosh u la i lirë nga “Djajtë” dhe pas disa aventurave të pasuksesshme tek Urexham, Bërnlej dhe Droilsden, talenti nisi një karrierë të re me ndihmën e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. Në moshën 27- vjeçare ai vari këpucët në gozhdë, dëmtimet bënë punën e tyre dhe ish-ylli i Anglisë U21 e humbi dëshirën për të luajtur.

“Kthehesha në shtëpi dhe nuk doja të shihja më futboll”, tregon sot 40-vjeçari për “Planet Football”. Pasi u la i lirë edhe nga klubi uellsian, ai u stërvit me Rojal Antverp, por edhe pasi ata nuk i ofruan një kontratë, ai firmosi për amatorët e Droilsden në 2007. Në këtë moment nisi të mendojë për jetën pas futbollit dhe “PFA” i dha një dorë për të gjetur një profesion të ri. Sot Rosh është hidraulik dhe ka një biznesin e tij në botën e ndërtimit.

“Kisha disa kolegë punëtorë në ndërtim që më pyesnin sesi nga Junajtidi përfundova këtu. Unë nuk jam mburrur kurrë me këtë fakt. Unë mendoj se lojtarët e rinj sot duhet të mësohen me punën, në mënyrë që të njohin botën e vërtetë. Shumica e tyre ndoshta nuk kanë një plan rezervë nëse nuk ia dalin në futbollin profesionist”. Rosh luajti dy ndeshje si titullar me skuadrën e “Djajve”.

Ai debutoi në 2001, në ndeshjen e Kupës “Uorthington” kundër Arsenalit ku Junajtidi u mund 4-0. “Mbaj mend që Silvain Viltordin, i cili shënoi një tripletë dhe Kanun që nuk i arrija as te këmba. Sër Aleks nuk na ulëriti pas ndeshjes, sepse ai e priste nga ai formacion me rezerva”. Një vit më vonë, Rosh hyri si zëvendësues kundër Njukasëllit në fitoren 5- 3 në “Old Trafford”: “Ishte e pabesueshme të hyje në fushë përballë 75 mijë tifozëve në ‘Old Trafford’.

Luajta mirë, por më kujtohet Sër Aleks që më kritikoi më pas sepse, Alan Shirer më mposhti në shtyllën e dytë me kokë”. Ndeshja e tretë e Rosh dhe e fundit me fanellën e Junajtidit ishte në Champions.

Ai luajti kundër Deportivos, në atë kohë kur kjo skuadër luftonte për titull dhe ishte futur mes Realit dhe Barçës. Duke luajtur në mbrojtjen me tre veta, përkrah Blankut dhe O’Shisë, ai u zëvendësua në pushim, ndërsa Deportivo fitonte 2-0. “Mendoj se mund të kishte shkuar më mirë, por nuk kam asnjë peng”, thotë sot talenti që nuk e realizoi ëndrrën e tij.

Related posts

JUVENTUSI NDAL “VRAPIN”/ Ronaldo nuk mjafton, Genoa “frenon” kampionët në “Allianz”

Isa.Autor

ANALIZA/ Serie A, oazi që po nxit eksodin spanjoll

Delo.autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ KLOPP ndryshoi skemën për SHAQIRIN: Ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment