Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA DERBI NDAJ TIRANËS TEK TEUTA/ Kalendari nuk e favorizon Partizanin. “Të kuqtë” luajnë sezonin për 8 ditë

Partizani ka një kalendar shumë të vështirë përpara. Tri sfidat e radhës për të kuqtë, janë kundër Tiranës dhe Teutës në kampionat, si dhe kundër Laçit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, që do të jetë ndeshje teke.

TIRANA – Gjithçka nis me derbin e kryeqytetit, që do të luhet ditën e shtunë në “Selman Stërmasi”. Pas dy rezultateve zhgënjyese ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut, të kuqtë e Dajës do të synojnë të rikthehen te fitorja, për të tentuar të kapin sa më shpejt kreun e tabelës. Por, bardheblutë janë një rival shumë i vështirë dhe kjo sfidë, pritet të jetë tepër e luftuar.

LAÇI – Pas ndeshjes derbi, që do të luhet me datë 13, Partizanit do t’i duhet të mendojë për sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet me datë 17 në Laç. Kurbinasit po bëjnë një sezon shumë të mirë deri më tani dhe janë në luftë për të dy trofetë. Në tri sfida deri më tani kundër Laçit, Partizani nuk ka fituar asnjëherë, ku ka dy barazime dhe një humbje. Kurbinasit kanë bilanc dukshëm më të mirë dhe duke marrë parasysh që kjo ndeshje do të luhet në fushën e Laçit, e bën akoma dhe më të vështirë këtë duel.

TEUTA – Katër ditë pas ndeshjes ndaj Laçit, Partizani do të përballet me Teutën, një tjetër skuadër rivale për titullin kampion dhe që për momentin, është më lart se “demat” në klasifikim. Pa asnjë diskutim, ky është një kalendar ferri për të kuqtë.

Related posts

Sanchez i jep fund spekulimeve, gati të nënshkruajë me Manchester Cityn

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu – Laçi, caktohen gjyqtarët e finales së madhe

Sadik.Autor

PAS JAVËSH PRITJE/ Matijs De Ligt mbërrin në Torino, mungon vetëm zyrtarizimi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment