Futboll Sport

“NGA NESËR NË MËNGJES DO TË HEQ…”/ Legjenda Henry paralajmëron veprimin e çuditshëm, ja vendimi që merr…

Ish-legjenda e futbollit, Tieri Henri, me anë të një postimi ka njoftuar se do të mbyllë të gjtiha rrjetet sociale dhe arsyeja e tij është vërtet e fortë.

Francezi u shpreh se me anë të këtij veprimi kërkon të mbrojë kauzën e të drejtave të njerëzve që bien pre e racizmit, duke thënë se do të heqë dorë nga rrjetet sociale deri sa qeveritë të mbrojnë të drejtat e njerëzve ashtu siç mbrojnë të drejtat e autorit.
Një deklaratë e fortë kjo e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Arsenalit, që ka marrë mbështetje të shumë njerëzve dhe bëhet kështu sportisti i parë që lajmëron dorëheqjen nga rrjetet sociale.

“Përshëndetje djema. Nga nesër në mëngjes unë do të heq adresat e mia nga rrjetet sociale, derisa njerëzit në pushtet të jenë në gjendje të rregullojnë platformat e tyre me të njëjtën forcë dhe egërsi që bëjnë aktualisht kur shkelni të drejtat e autorit.

Vëllimi i madh i racizmit, ngacmimit dhe torturave mendore që rezultojnë për individët është shumë toksik për t’u injoruar. Duhet të ketë një farë përgjegjësie.

Është shumë e lehtë të krijosh një llogari, ta përdorësh atë për të ngacmuar dhe mbetesh anonim.

Derisa kjo të ndryshojë, unë do të çaktivizoj llogaritë e mia në të gjitha rrjetet sociale. Unë shpresoj që kjo të merren masa së shpejti”.

Related posts

I TRONDITUR NGA PANDEMIA/ Messi: Më goditi shumë shtyrja e këtij kompeticioni, nuk e kisha imagjinuar se…

Delo.autor

LIVE/ ÇFARË SPEKTAKLI: Zikaltrit drithërojnë “Zonjën”, Galjardinin e ndal shtylla (VIDEO)

Isa.Autor

SINJALE LAMTUMIRE? Mbappe “ndez” Parisin: Nuk ka rëndësi me kë luaj, dua vetëm të fitoj

F.autor

Leave a Comment