Futboll Sport

KUJTON TRIUMFIN E BOTËRORIT 2006 ME ITALINË/ Marcelo Lippi: Si u treguam të pasmet gjermanëve para fitores

Kujtimi i Botërorit 2006 do të mbetet i paharrueshëm për italianët, duke qenë se triumfi erdhi edhe në një moment kur futbolli në vend ishte goditur nga skandali “Calciopoli”. Dhe pikërisht në momentin më të vështirë bashkimi i fenomenëve “axurr” në grupin e drejtuar nga Marçelo Lipi solli edhe atë triumf të jashtëzakonshëm, i cili zbuti të gjithë ata  që hodhën baltë mbi italianët. Megjithatë, lidhur me aventurën dhe suksesin në Gjermani, Lipi tregon edhe dy prapaskena shumë pikante:

“Përpara stërvitjes së fundit në pritje të gjysmëfinales me Gjermaninë vendosa të ndryshoj orarin. Kishim frikë nga spiunët dhe e spostova në mbrëmje. Mirëpo, me të dalë në fushë, nga ferrat përreth fushës ndjeja lëvizje, shihja dhe drita. Mendoja se po na spiunonin dhe papritur thirra të gjithë grupin përreth meje: ‘Sot nuk do të bëjmë asgjë’ dhe ia shpjegova se çfarë po më shkonte në mendje. I thashë të gjithëve: ‘Tani të shkojmë pranë gardhit ku lëvizin ferrat dhe ndodhen dritat dhe të 25 të ulim pantallonat’. E bëmë, i drejtuam të pasmet nga gardhi, edhe unë së bashku me lojtarët… Ndoshta nuk kishte asnjë atje pas, ndryshe ajo foto që mund të na kishin shkrepur do të kishte bërë xhiron e botës”.

Dhe mbrëmjen tjetër, Italia fitoi në kohën shtesë, 2-0 ndaj Gjermanisë në Dortmund, ndërsa Marçelo Lipi kishte vënë një bast edhe me Iakuintën: “Aty pranë fushës sonë stërvitore në hotel, kishte një pellg me baltë. Përpara gjysmëfinales u kisha thënë lojtarëve se nëse shkojmë në finale, do hidhesha aty. Madje, Iakuintës i kisha thënë se do ta kapja edhe atë peshkun brenda tij, ndonëse aty nuk kishte. Dhe me t’u kthyer në hotel pas fitores, shkova te pellgu, mora Iakuintën me vete, por ndërkohë i kisha thënë paraprakisht kuzhinierit tonë që të hidhet një peshk pranë cepit të pellgut.

U hodha dhe dola plot baltë jashtë tij së bashku me peshkun. Iakuinta ende sot e beson se aty kishte peshk vërtet, por sot do të kuptojë të kundërtën, – kujtoi Lipi, i cili e mbyll. – Nuk mund ta imagjinoni çfarë ndjesie ishte pas asaj fitoreje me Gjermaninë. Na dukej sikur kishim mundur një komb të tërë, pasi duke qëndruar në grumbullim, nga televizori kishim parë shumë urrejtje ndaj nesh. Imagjinoni, atë ditë në Dortmund, tifozët gjermanë kishin bojkotuar edhe blerjen dhe ngrënien e picave, duke qenë se ishte një ushqim italian. Por në fund…”, përfundoi ish-trajneri kampion bote në vitin 2006.

Related posts

DITË SPECIALE PËR YLLIN E JUVENTUS/ Douglas Costa merr një lajm të madh për 30-vjetorin (FOTO)

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Italisë kritik: Baloteli nuk e meriton fanellën e kombëtares

Isa.Autor

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Delo.autor

Leave a Comment