Futboll Sport

NUK KA MË DYSHIME/ Ibrahimovic konfirmon pjesmarrjen në kombëtare para sfidës ndaj Kosovës (FOTO)

Nuk ka më asnjë dyshim, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet në kombëtaren suedeze.

Zërat e kohëve të fundit të cilat flisnin për një rikthim të shtatlartit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren suedeze janë zyrtarizuar sot nga vetë kombëtarja e futbollit suedez.

Nordikët bënë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjet që ekipi do të zhvillojë në fundin e marsit në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, listë në të cilin gjendej dhe emri i 38 vjeçarit, i cili rikthehet në kombëtare pas gati 6 vitesh pas një konflikti me trajnerin suedez, Xhejn Anderson.

Mbi rikthimin e tij ka reaguar dhe vetë sulmuesi, i cili me anë të një postimi ne faqen e tij të “Instagram” ka postuar një foto së bashku me mbishkrimin “Rikthimi i Zotit”. Shtatlarti do jetë i gatshëm dhe për sfidën që Suedia do të zhvillojë me Kosovën në datën 31 mars

.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Hysaj: Emocionet ishin aty. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, por…

Delo.autor

NXJERR NË SHITJE 3 SULMUES NË VERË/ Barcelona kthehet në “supermarket” për klubet angleze

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E PARTNERIT TË SAJ/ Wanda Nara “tremb” PSG: Nuk është e sigurtë nëse Icardi…

Delo.autor

Leave a Comment