Futboll Ligue 1 Sport

Ligue 1/ Cavani zbulon: Kam pasur probleme me Neymar…

Edinson Cavani ka pranuar se ka pasur disa keqkuptime me shokun e ekipit Neymar, në fillim të sezonit te Paris Saint-Germain.

Pasi u ble për 222 milionë euro nga Barcelona në verë, Cavani refuzoi t’i linte goditjen e penalltisë brazilianit në fitoren 2-0 ndaj Lyon në muajin shtator dhe polemikat vazhduan edhe cili do të godiste faullet…

“Eshtë e vërtetë që kam pasur probleme me Neymar, – tha Cavani për “RMC Sport”. – Ne folëm bashkë dhe unë i thashë se isha i pari që do ta doja atë të fitonte çmime individuale, por se duhet ta bënim për të mirën e ekipit dhe se do ta ndihmoja në synimet e tij.”

Uruguajni vazhdoi: “Jam një futbollist punëtor dhe jo një yll. Unë nuk e kam talentin e Neymar, por e kam arritur gjithçka me punë. Golat për ekipin janë kryesorja, jo arritjet personale. Gradualisht nisa të punoj kuptohem me Neymar dhe tani kemi respekt reciprok.”

PSG ka fituar titullin në Ligue 1 dhe Kupën e Ligës në Francë, ndërsa të martën e ardhshme do të luajë në finalen e Kupës së Francës kundër Les Herbiers, ekipi në kategorinë e tretë…

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ Koeman luan me historinë, “Los Blancos” për rekord. Ja statistikat interesante…

Delo.autor

NBA/ Starti në dhjetor dhe një pushim 2-javor në shkurt, ja plani për sezonin e ri

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Të gjithë të “çmendur” pas Carvalho, menaxheri Mendes zbret personalisht në fushë

Delo.autor

Leave a Comment