Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Që sulmet tona të jenë efektive, duhet të sigurohemi…

Trajneri i San Marinos, Franko Varrela, mendon se skuadra e tij mund të surprizojë Shqipërinë. Në konferencën për shtyp, trajneri nga Rimini u dërgoi sinjale të qarta kuqezinjve.

“Ndonjëherë duhet të jemi më të guximshëm, megjithëse kjo mund të gjenerojë edhe më shumë rrezik. Me Hungarinë gabuam në mesfushë në humbjen e disa topave. Që sulmet tona të jenë efektive, duhet të sigurohemi që ta mbajmë topin në zonën më të afërt me portierin kundërshtar, sepse ndryshimi në anën fizike mes nesh dhe kundërshtarëve tanë është shumë i madh.

Gjëja e rëndësishme do të jetë gjetja e një soliditeti të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit, që na lejon të luajmë 20 metra përpara portës, në mënyrë që të mos pësojmë shumë”, ka thënë dje trajneri Varrela.

Related posts

PAS TRANSFERIMIT TË MURILLOS/ Zbulohet arsyeja e huazimit tek Barcelona…

Isa.Autor

MISTERI PAS VDEKJES SË PELES/ Çfarë fshihet në dollapin e mbyllur 40 vite më parë në dhomat e zhveshjes të Santos?

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Juventus. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment