Futboll Seria A Sport

“REVOLUCION” I FUQISHËM NË VERË/ Interi i Contes me lojtarë nga Premier, ja si ndryshon ekipi “Zikaltër”

Në qendrën sportive “Appiano Gentile”, sezonin e ardhshëm do të ketë një ambient disi më… anglez. Sepse së bashku me Antonio Konten (dhe mbrojtësin Diego Godin nga Atletiko), i cili me përjashtim të një surprize do jetë trajneri i ri i Interit, pritet të afrohen edhe tre lojtarë nga Premier Liga. Së pari, sulmuesi Romelu Lukaku: në heshtje të madhe, zikaltrit kanë nisur negociatat me Mançester Junajtidin për sulmuesin belg, duke caktuar një bazë prej 75 milionë eurosh (ose kartonin e Ivan Perisiçit plus rreth 30 milionë “cash”).

Po nga “Djajtë e Kuq” mund të transferohet edhe Aleksis Sançez, pavarësisht se paga e lartë e kilianit (rreth 28 milionë euro në sezon) ka ndalur momentalisht bisedimet.

MOZES – Disa javë më parë, Interi ishte shumë pranë Danilos, brazilianit të Mançester Sitit. Me nisjen e kontakteve Konte-Inter, megjithatë, në atë rol po merr gjithmonë e më shumë konsideratë emri i Viktor Mozes, nigeriani me vitlindje 1990: Çelsi ka në pronësi kartonin e mesfushorit, megjithatë duke nisur nga sezoni 2013- ’14, blutë e kanë huazuar dhe momentalisht luan në radhët e Fenerbahçes. Ishte një nga të preferuarit e Kontes gjatë aventurës në Londër: shndërroi 28- vjeçarin në një anësor që përshkon gjithë krahun dhe rendimenti i lartë, cilësitë, energjia dhe vendosmëria rezultuan të ishin komponentët kryesorë të shndërrimit të Çelsit në një skuadër për titull. Nëse drejtuesit interistë binden, duhet të paguajnë 15 milionë euro. Bashkë me Lukakun janë perfektë për modulin 3-5-2.

XHAKA – Së fundmi, në listën e merkatos është shtuar Granit Xhaka. Mesfushori i Arsenalit këtë vit nuk ka qenë një titullar fiks në skemat e trajnerit Unai Emeri dhe në verë mund të largohet nga Londra. Do u kushtonte zikaltërve rreth 42 milionë euro. Po në këtë pozicioni po monitorohet edhe Ilkai Gyndoan i Sitit, vlera e të cilit i afrohet asaj të Xhakës.

Related posts

“ËSHTË NJË KËNAQËSI E VËRTETË TË LUAJ ME IBRAN”/ Sulmuesi Rebic: Më në fund unë kam mundësinë të…

Delo.autor

Isco gëzon tifozët e Realit, nuk largohem nga Madridi

Sadik.Autor

MBI SITUATËN TEK PARTIZANI/ Ish-sulmuesi i “të kuqve”: Fanella më e rëndësishme se lojtarët mercenarë

Delo.autor

Leave a Comment