Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA ME “PARISIENËT” NË CHAMPIONS/ Legjenda Kahn: PSG? Ne jemi më të mirët. Mbappe dhe Neymar…

Ish-portieri dhe drejtuesi aktual i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka komentuar për kanalet zyrtare të klubit bavarez shortin e çerekfinaleve të Champions League.

Skuadra e Flick do të përballet me PSG-në: “Natyrisht, mendja shkon menjëherë në finalen e Lisbonës”, ka thënë Kahn duke cituar finalen e edicionit të kaluar të Champions League.

“PSG synon ta fitojë patjetër kupën, kështu që detyra jonë do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë e njohin forcën sulmuese, me lojtarë si Neymar dhe Mbappe që mund të vendosin një ndeshje në çdo moment”.

“Me Pochettino-n në drejtim të skuadrës janë bërë akoma më të fortë, duke parë se i kanë besuar një lojtari që i kushton shumë vëmendje fazës mbrojtëse”.

“Megjithatë, ne kemi treguar se jemi më të mirët dhe nuk do ta kenë të lehtë të na mundin”.

Related posts

NUK KA PUSHIME PËR RONALDON/ Shikoni çfarë bën portugezi pas sfidën me Napolin

F.autor

U “TURPËRUA”/ Shihni GAFËN që bën futbollisti i Realit (VIDEO)

F.autor

“DUA TË NDEZ MOTORRËT E KËSAJ SKUADRE”/ Mesfushori Muller: Jogi më largoi me të drejtë, tani duam Europianin

Delo.autor

Leave a Comment