Boks Sport Të tjera

PËRBALLJA NDAJ HOLYFIELD/ Legjenda Tyson refuzon 25 milionë dollarë, ja shkaku…

Muajt e fundit kanë qarkulluar shumë zëra për një tjetër duel mes dy legjendave të boksit botëror, si Mike Tyson (54 vjeç) dhe Evander Holyfield (58 vjeç), që do të ishte përballja e tretë mes tyre. Megjithatë, për momentin një sfidë e tillë duket larg, pasi nuk është në program.

Stafi i Holyfield, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë të ditur sa Mike Tyson ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë dollarësh për t’u përballur me Holyfieldin. Qëllimi ishte që Holyfield dhe Tyson të duelonin për herë të tretë mes tyre më 29 maj, në Majami, teksa për këtë event menaxheri i Holyfieldit deklaroi: “Mendonim se kishim një marrëveshje dhe se gjithçka ishte e mbyllur, por më pas stafi i Tajsonit refuzoi gjithçka”.

Siç dihet, dy boksierët kanë dueluar dy herë më parë mes tyre. Në vitin 1996, Holyfield fitoi me KO teknik në raundin e 11-të, por në mendjen e të gjithëve ka mbetur dueli i dytë. Një vit më vonë, në 1997-ën, Mike “i hekurt” i kafshoi veshin e Holyfieldit dhe u skualifikua. Disa kohë më parë Tyson kishte njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve me kompaninë “Triller”, e cila kishte organizuar duelin e mbajtur në nëntor kundër Roy Jones.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Rekord botëror në 100m shpinë nga notarja amerikane Baker (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mbrojtësi Rudiger: Në vitin 2002 krijova shumë armiq për shkak të flokëve të “Fenomenit”…

Delo.autor

U MBYLL KAMPIONATI NË PREMIER/ Vajza e Salah shënon pas ndeshjes, egjiptiani ngel i befasuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment