Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Verona-n dhe vazhdojnë gjuetinë ndaj Inter në krye

Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur në transfertë Helas Veronën me rezultatin 2-0.

Pavarësisht mungesave të shumta dhe eksperimente në formacion, skuadra e Piolit ka marrë një fitore shumë të rëndësuishme, e cila i dërgon në kuotën e 56 pikëve, 3 pikë më pak se Interi kryesues që ka edhe një ndeshje më pak.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Bentegodi”, duke dominuar gjatë gjithë kohës. Nga një gol për pjesë shënuan miqtë. Fillimisht ishte Rade Kruniç, i cili në minutën e 27’ shënoi një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa në pjesën e dytë ishte Dalo, i cili pas një veprimi të bukur jashtë zone, lëshon një gjuajtje të fortë për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Verona u mundua të reagonte, por e kishte të pamundur, pasi kuqezinjtë ishin të vendosur mirë prapa.

Në dy ndeshjet e tjera të Serisë A, Forentina dhe Parma morën një barazim spektakolar 3-3, ndërsa Krotone mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 4-2

Related posts

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ngjarje e rëndë në Itali, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Delo.autor

 “VAR është m**”, lojtari i Marokut nuk përmbahet pas barazimit me Spanjën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment