Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Kastriotin në frymën e fundit dhe merr kreun

Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht ditën e sotme Kastriotin, falë një goli të Ardit Hoxhajt në minutën e 92’.

Shkodranët vuajtën shumë gjatë gjithë ndeshjes, ku skuadra e Ndreut kishte disa raste për shënim, por nuk ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Atë që nuk bënë krutanët, e bënë shkodranët. Ishte Ardit Hoxhaj, ik cili pas një krosimi nga Arsid Kruja nga goditja e këndit, i gjendur bosh në zonë, gjuan me kokë dhe mposht portierin Hidi. Pas golit Vllaznia u vendos mirë në prapavijë dhe ia doli të ruajë avantazhin në minutat e fundit. Me këtë fitore shkodranët marrin vendin e parë me 45 pikë, pas humbjes së Laçit ndaj Tiranës.

Related posts

Monako befason Juventusin dhe Chelsean, gati firma me talentin rus

Isa.Autor

E BUJSHME/ 22 milionë euro plus shërbimet e një lojtari, Verona merr ofertë të rëndësishme për Kumbullën

Delo.autor

SFIDA NDAJ QARABAG/ Bruno Telushi: Besoj se ia dalim, duhet të korrigjojmë…

Delo.autor

Leave a Comment