Futboll Sport

RONALDO E RRIT STANDARTIN PËRSËRI/ 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta rrisë standardin në futboll, me golin që e shënoi në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Spezias. Superylli portugez e shënoi golin e tretë, pasi Alvaro Morata dhe Federico Chiesa kishin shënuar paraprakisht për ta mbajtur Juven në garë për titull në Serie A. Dhe, me golin e tij në minutën e 83-të, Ronaldo e shkroi historinë përsëri, si njëri prej golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit.

Ronaldo u bë lojtari i vetëm që i shënon të paktën 20 gola në secilin prej 12 sezoneve të fundit në top pesë ligat evropiane. Portugezi e nisi këtë në sezonin 2009/10, në vitin e tij të parë në Real Madrid.Që prej se iu bashkua Juventusit, Ronaldo i shënoi 52 gola në dy sezonet e para në Torino. Në ndeshjen me Spezias, ai e shënoi golin e 20-të në ligë.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-2

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sadio Mane përfiton nga një gafë e gjermanëve dhe ndëshkon për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Si iu mohua Ronaldos çmimi që mori Lewandowski në “Globe Soccer Awards”

Delo.autor

Leave a Comment