Futboll Sport

RRËFEN FITUESI I “TOPIT TË ARTË”/ Mesfushori Modric: Ky ka qenë momenti më i keq i karrierës sime

Luka Modric ka arritur një rekord me Kombëtaren kroate të futbollit, teksa në sfidën ndaj Qipros arriti të luante ndeshjen e 135 me përfaqësuesen, më shumë se kushdo tjetër. Në nder të kësaj arritjeje, Federata kroate kishte përgatitur një konferencë, ku pyetjet ndaj Modric bëheshin nga familjarët e tij dhe ish-shokë ekipi.

Një nga pyetjet ishte se kush ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së Modric. Mesfushori u përgjigj menjëherë, duke u shprehur se ndeshja Kroaci-Turqi e Euro 2008 ka ngelur në mendjen e tij si momenti më i keq. Në atë ndeshje, Kroacia shënoi në kohën shtesë në minutën e 119, por u barazua në minutën e 122’ dhe u eliminua nga penalltitë.

“Momenti më i vështirë i karrierës sime ka qenë padyshim ndeshja Kroaci-Turqi në Europianin e vitit 2008. Vërtet ka ndikuar shumë te ne. Nuk pati rëndësi asgjë tjetër çfarë u arrit më vonë, ajo ndeshje gjithmonë ngeli në mendjen tonë”, përfundoi Modric.

Related posts

Zyrtare, Thomas Tuchel është trajneri i ri i PSG

Sadik.Autor

PESË SHKARKIMET E BUJSHME TË 2018/ Njihuni me trajnerët që “dështuan” të përmbushnin misionin

Delo.autor

FITORJA NDAJ SERBISË/ Rey Manaj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve me golin historik, në Mitrovicë e falënderojnë me një murale

F.autor

Leave a Comment