Futboll Sport

SADIKUN E NDJEK FATI I KEQ/ Te Bolivari vendosin sot për sulmuesin shqiptar

Armando Sadiku bëri një transferim surprizë, duke zgjedhur Bolivarin për sezonin e ri. Sulmuesi i Kombëtares ka deklaruar se për të është një ëndërr që të marrë pjesë në Kupën e Libertadores, kompeticionin më të rëndësishëm për skuadrat e Amerikës Latine.sadiku

Mirëpo, për fat të keq, Sadiku prej ditësh nuk është pjesë e Bolivarit në seancat stërvitore. Sulmuesi kuqezi nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e fundit, për shkak të shqetësimeve në stomak.
Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku i klubit. “Sadiku po vuan disa probleme gastrointestinale. Fatmirësisht është drejt rikuperimit të plotë dhe ne shpresojmë që të jetë gati në kohë për të bërë udhëtimin me ekipin drejt Uruguait”, ka deklaruar Fredi Pati, mjeku i Bolivarit.

Skuadra e shqiptarit vendos sot për udhëtimin dhe për sulmuesin e Kombëtares do të merret vetëm pak orë para udhëtimit, nëse do të jetë apo jo pjesë e skuadrës për ndeshjen e 9 marsit kundër Montevideos. Në rastin më të keq, Sadiku do të duhet të rikuperohet të paktën për ndeshjen e kthimit, më 16 mars teksa Bolivar merr pjesë në fazën e dytë kualifikuese për finalet e Kupës së Libertadores.

Related posts

CEREMONI MADHËSHTORE/ Futbollisti i La Liga djeg shaminë e beqarisë (FOTO)

Delo.autor

Federata e Suedisë: Ibrahimovic nuk do të grumbullohet për “Kupën e Botës”

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY KËRKON NJË “GARDIAN”/ Guardiola jep miratimin për të transferuar spanjollin…

Delo.autor

Leave a Comment