Futboll Seria A Sport

SHITJA E INTERIT/ Një grup amerikan avancon. Zbulohet oferta

Sipas lajmit të raportuar nga “Il Sole 24 Ore”, duhen regjistruar risi të rëndësishme në frontin e Interit. Grupi financiar amerikan “Fortress”, ka avancuar një ofertë prej 250 milionë eurosh, të ndërtuar nga dy këste.

“Suning” po vlerëson, edhe pse duhet thënë që bisedimet për momentin janë në një fazë studimi paraprak. Vullneti i “Fortress” megjithatë është që të nënshkruajë një akord brenda fundit të marsit. 250 milionët do të ofroheshin në formën e financimeve hibride.

“Suning” kështu do të qëndronte ende në krye të Interit, të njëjtat modalitete të diskutuara gjatë këtyre ditëve edhe me “Bain Capital Credit”. Fondi saudit “Public Investment Fund” për momentin është një pistë e largët ndërkohë që ka pasur edhe dy manifestime interesi që do të kishin ardhur përmes bankës kineze “Citic”.

Ndërkohë Interi ka kërkuar një dokument zyrtar të vendosur në gatishmëri nga nënshkruesit e një huazimi prej 300 milionë eurosh që do të limitonte investimet sportive jashtë vendit.

Related posts

TRONDITET BAYERN MUNICH/ Operohet prej problemeve në zemër ylli i bavarezëve, ja emri…

Delo.autor

MANCHESTER CITY – LIVERPOOL/ Pritet një ndeshje për “JETË A VDEKJE” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NJË HAP LARG AKORDIT/ Mbrojtësi Bitri drejt largimit nga Partizani. Zbulohet skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment