Futboll Shqipëri Sport

RRËFEN NJË NGJARJE TMERRUESE ME POLICIN RUS/ Ish-lojtari shqiptar: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë…

Ish-futbollisti kosovar, Gec Hoxha ka rrëfyer një ngjarje tmerruese, që i ndodhi më 1 prill të vitit 1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për “Indeksonline”, Hoxha ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar kur  në shtëpi i kishin policët rusë për ta vrarë. Gjithashtu ai ka treguar edhe arsyen pse nuk e vranë.

“Më 1 prill, forcat policore, më janë futur në shtëpi, ndërkohë që unë isha me gruan dhe 3 fëmijët dhe prindërit. Sapo u futën në shtëpi, na pyetën nëse kemi refugjatë, iu thashë që nuk kemi, ndonëse kjo nuk ishte e vërtetë. Na urdhëruan të dilnim. Më mua u mor një polic rus, i cili ma vendosi armën në grykë. Pasi më nxori në korridor, rusi po bënte gati armën për të më vrarë.

Mua më vendosi në murin e oborrit.  Më pyeti çfarë profesioni ke, dhe i thashë që jam futbollist. Pasi e pashë që ishte rus, përmenda Oleg Blokhin, një ish-futbollist të njohur të Bashkimit Sovjetik. Pasi doli gruaja dhe fëmijët, më urdhëroi edhe mua të dilja. Pasi ecëm pas 30 metrave, më tha: ‘Unë nuk vras sportistë. Do gjuaj dy herë në ajër dhe ti shtrihu dhe bëj sikur të vrava’. Më pas e dëgjova që e pyeti një koleg nëse më vrau dhe ai i tha “po”.” tha Hoxha.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË I KROÇIATIT/ Odise ROSHI shkon në Itali për vizita të specializuara

Isa.Autor

PUBLIKOHET AXHENDA/ Kategoria e Parë ngre siparin në 11 shtator, ja 8 përballjet që rezervon starti…

Delo.autor

HUMOR ANGLEZ/ Tifozi i Liverpoolit hedh në shatërvan atë të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment