Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Tekniku Josa “shkund” lojtarët para ndeshjes, ja fjalimi i trajnerit të Kukësit…

Kukësi ka pasur një ecuri negative këto kohë, ku në katër takimet e fundit ekipi ka marrë vetëm dy pikë. Por, duket se gabimet ndaj Laçit në ndeshjen e parafundit kanë ndikuar për mirë te Kukësi, duke marrë një barazim me vlera ndaj Vllaznisë në takimin e së hënës së shkuar. Pas një dite pushim, ekipi i Kukësit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Apolonisë. Ka qenë trajneri Mirel Josa ai që para stërvitjes së djeshme ka zhvilluar edhe analizën post-Vllaznia.

Trajneri, së bashku ne stafin e tij teknik, kanë folur me futbollistët për ato çka nuk bënë mirë në takimin e fundit, por dhe për sfidën e radhës me Apoloninë që ka shumë rëndësi për verilindorët. Trajneri ka kërkuar vëmendje maksimale, pasi nuk u zë besë fierakëve, duke para se kanë qenë një mur i pakalueshëm për ekipet e kreut. “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë disa pasazhe thelbësore të fjalimit të Josës para lojtarëve në analizën e djeshme.

“Vijmë mbas një ndeshjes me Vllazninë. Jam kënaqur pjesërisht, pasi mund edhe ta kishim fituar ndeshjen. Duhet të jemi më të kujdesshëm, sidomos në momente të caktuara duhet të shfrytëzojmë më mirë hapësirat e ngushta, si dhe duhet të jemi më të saktë në finalizim. Rastet që krijojmë duhet t’i shfrytëzojmë më mirë. Përpos gabimeve teknike, që do t’i marrin nga një për t’i eliminuar”, u shpreh mes të tjerash trajneri Josa, i cili me laps e letër në dorë në fushë shpjegoi dhe vijoi analizën. Mësohet se trajneri i ka bërë thirrje ekipit të jetë shumë i vëmendshëm këtë javë, si në stërvitje dhe çdo komponent tjetër, pasi i druhet Apolonisë së Kamaratës, e cila ka treguar se paçka renditjes është një “kockë e fortë” e kurrsesi nuk do neglizhuar aspak.

Related posts

Partizani me sytë nga Skënderbeu, “veteranët” në mes të “katër rrugëve”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Nuk shfaqi të gjithë potencialin e tij, lojtari njofton largimin nga Dinamo. Ja emri…

Delo.autor

KËSHILLON YLLIN E EKIPIT/ Trajneri Emery: E ardhmja e Torres? Mendoj se do të shkojë tek një klub i madh…

Delo.autor

Leave a Comment