Futboll Premier League Sport

E DHIMBSHME/ Talenti i Evertonit braktis futbollin vetëm 18 vjeç, ja mesazhi i tij në rrjetet sociale…

Të tërhiqesh që në moshën 18 vjeç nga futbolli dhe karriera që sapo ka nisur është e dhimbshme gjithmonë… i tillë është rasti i 18 vjeçarit të Evertonit, mbrojtësi i krahut, Joeal Davidson, pjesë e Akademisë dhe ekipit të moshave.

Anglezi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve të vazhdueshme muskulore.

“Pas 2 vitesh rehabilitimi dhe 3 operacioneve të gjurit, më është dashur të marr një vendim që të mos vazhdoj të luaj futboll. Ka qenë i vështirë për tu marrë, megjithatë ka pasur shumë eksperienca të mira gjatë rrugës.

Faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe pranoj se nuk mund të kisha luajtur me një grup më të mirë djemsh për 5 vitet e fundit”.

Related posts

Kukësi gjen pasuesin e Gurit, pranë sulmuesit Petar Kuniç

Sadik.Autor

Portieri që kualifikoi Anglinë zbulon sekretin: Ja si e prita penalltinë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Memelli: Do të tentojmë për tre pikët edhe pse kemi kundërshtar të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment