Futboll La Liga Sport

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALEN CHAMPIONS/ Sergio Ramos: Ja pse penalltinë nuk e bëra “Panenka” ndaj Atalantës

Me Serxho Ramosin në fushën e lojës, Reali i Madridi,t është më i fortë dhe i pathyeshëm. Rikthimi i tij ishte një garanci për ekipin e Zinedin Zidanit. Jo vetëm që bëri një paraqitje të mirë në mbrojtje, por shënoi edhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë duke marrë si gjithmonë përgjegjësi në ato momente. Ai tregon se si e paralizuan Atalantën duke qëndruar në mbrojtje. Zbulon pse nuk e goditi penalltinë me Panenka dhe thotë se ëndërron Champions-in.

OBJEKTIVI – “Duhet të kualifikoheshin me një rezultat të mirë dhe ia dolëm. Donim të luanim me topin dhe të kishim kontrollin e lojës. Krijuam raste për të shënuar më shumë. Sezoni është i gjatë dhe kjo është rruga e duhur. Sigurisht që do të tentojmë ta fitojmë këtë trofe, por është e vështirë”.

STRATEGJIA – “Sigurisht që varemi edhe nga skuadra tjetër. Nuk e dinim se si do të bënte presing Atalanta, por ne ishim të shpejtë në kontrollin e topit me tre mbrojtës. Ata janë të shpejtë me kundërsulm, prandaj nuk u hodhëm në aventurë. Kështu nuk krijuan rrezik”.

PENALLTIA – “Panenka është gjithmonë një ide, por në këtë ndeshje nuk ishte mendimi i duhur për të goditur ashtu. Kishim vetëm një gol në favor dhe duhet të shënonim sërish. Prita deri në sekondën e fundit për të goditur dhe kjo është mënyra ime. Golin ia dedikoj bashkëshortes time, e cila ka ditëlindjen nesër (sot)”.

VINICIUS – “Është i mërzitur që ai aksion spektakolar nuk shkoi në portë. Do të isha shumë i lumtur nëse Vini do të shënonte. Ai ka punuar shumë për skuadrën dhe jep jetën në fushën e lojës. Është djalë pozitiv dhe do të japë gjithmonë më të mirën”.

MOSHA – “Mosha nuk është një aspekt për të analizuar lojtarët. Ne kujdesemi për gjithçka. Njerëzit duhet të vlerësojnë rendimentin në fushën e lojës dhe jo prej moshës”.

RINOVIMI- “Nuk mund të them asgjë. Kur të ketë diçka konkrete, sigurisht që do t’ua them i pari”.

Related posts

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Delo.autor

EMOCIONUESE/ Vizitë speciale në seancën stërvitore, tifozët e Dinamos surprizojnë skuadrën (VIDEO)

Delo.autor

Mundën NAPOLIN/ Quagliarella shënon me finte golin e vitit në Itali (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment