Futboll Shqipëri Sport

PREJ 2 MUAJSH JASHTË FUSHAVE/ Tri dëmtime radhazi në kofshë, makthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Kastriot Dermaku është jashtë fushave të lojës që nga 16 janari i këtij viti. Fati i keq e ka ndjekur qendërmbrojtësin e Kombëtares.

Tri dëmtime radhazi në kofshën e djathtë kanë bërë që 29-vjeçari të mos jetë një dispozicion të Leçes. Mirëpo, mediat pranë kësaj të fundit bëjnë me dije se mungesa e Dermakut do të zgjasë edhe për disa ditë.

Kjo për faktin se krahas këtyre dëmtimeve në kofshë, qendërmbrojtësi kuqezi po vuan edhe shqetësime në pjesën e shputës së këmbës. Fat i keq për mbrojtësin që këtë sezon numëron dy ndeshje në Serinë A me Parmën në pjesën e parë të sezonit dhe pas janari, iu bashkua Leçes me të cilën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Klubi e shiti për 50 milionë euro, ylli i Serisë A refuzoi transferimin

Delo.autor

“DUHET TË LUFTOJMË DERI NË FUND SEZONIT”/ Zidane i shkel syrin Mbappe: Nuk do të përfshihem fare në diskutimin nëse ai…

Delo.autor

KOREOGRAFIA SIMBOLIKE/ Tifozët gjermanë rrëzojnë pas 30 vjetësh “Murin e Berlinit”

Delo.autor

Leave a Comment