Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION NË SERIE A/ Capello: “Zikaltërit” kanë një ritëm të lartë, më duket e vështirë që Conte të…

Pesë tituj, katër Superkupa, një Champions e shumë arritje të tjera e bëjnë pa dyshim Fabio Kapelon një trajner të madh e një nga njohësit më të mirë të futbollit aktual. Në intervistën e tij më të fundit, 73-vjeçari ka “skanuar” Milanin, klub ku ka fituar titujt e sipërpërmendur.

Diferenca në pikë mes Interit dhe Milanit a mund të zerohet?

Më duket shumë e vështirë shumë. Interi ka kohë që është e fokusuar te kampionati dhe pa ndeshjet e Kupave ka mundur të punojë vetëm për këtë objektiv. Zikaltrit kanë një ritëm të lartë e pavarësisht provës së karakterit që Milani shfaqi ndaj Fiorentinës, më duket e vështirë që Konte të humbë titullin.

Meqë përmendëm Fiorentinën, a bëri mirë Prandeli që dha dorëheqjen?

Nëse dikush nuk ndihet mirë në punën që bën atëherë bën mirë të largohet sepse janë sinjale që nuk po arrin t’i japë asgjë ekipit. Më ka ndodhur edhe mua të vendosja të largohesha kur qëndroja gjatë në të njëjtin vend. Nuk e kisha nga stresi sepse unë nuk e kam ndjerë kurrë stresin, por është çështje gjendjesh shpirtërore.

Si ju duk skuadra e Piolit kundër Junajtidit?

Milani luajti shkëlqyeshëm kundër Junajtidit duke bërë një figurë të mirë. Ekipi i Piolit na tregoi se ndeshjet duhen përballuar me një frymë të caktuar, pavarësisht se Italinë e përfaqëson vetëm Roma në Europë.

Përse ekipet italiane vuajnë kaq shumë jashtë Italisë?

Sepse nuk kanë shpejtësi manovre dhe intensitet. Unë fajësoj ndërprerjet e shpeshta të ndeshjeve nga ana e arbitrave, të cilat nuk lejojnë që skuadrat të mësohen me ritmin e lartë.

Çfarë mendimi keni për punën që Pioli po bën te Milani?

Ka punuar shumë mirë dhe me nivel. Klubi veproi drejt duke e konfirmuar në detyrë kur thashethemet pasonin njëra tjetrën lidhur me ardhjen e një teknikut të ri për kuqezinjtë. Pioli ka treguar seriozitet dhe profesionalizëm duke rritur dukshëm lojtarët e organikës. Ndër të tjera, më duket se ekipi luan edhe mirë.

Shumë kënaqësi po i dhuron Tomori. Si ju duket?

Paolo Maldini dhe Frederik Masara e njohin mirë futbollin. Janë kompetentë dhe me siguri e kanë ndjekur prej kohësh. Mua më duket një afrim i goditur sepse shpejtësia e Tomorit është një nga karakteristikat më të rëndësishme për një mbrojtës, përveç faktit se duhet të dijë të mbulojë rivalët. Shpejtësia ka për ta ndihmuar shumë.

Flitet shumë për Donarumën. A mendoni se do të mbetet kuqezi?

Uroj që të vijojë të luajë te Milani dhe të kënaqet me aq sa i ofrohet në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Related posts

PAS DUELIT ME WILDERIN/ Fury e SFIDON Joshuan: Oj pulë, ku je?

Isa.Autor

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Mbrojtësi Rrumbullaku largohet nga Kukësi për tek…

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli pa Champions, De Laurentiis e shkarkon Gattuson me ceremoni

Delo.autor

Leave a Comment