Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“HEROI I HESHTUR MES NESH”/ Ja dedikimi i veçantë i Kombëtares për Arjan Salën para sfidës ndaj Anglisë (FOTO)

Futbollistët e Kombëtares kanë bërë një gjest tepër fisnik para sfidës ndaj Anglisë, teksa kanë veshur një fanellë me dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën te “Casa Italia”.

33-vjeçari, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. Një gjest i madh është bërë nga Shqipëria përpara ndeshjes me Anglinë.

Lojtarët kuqezinjë kanë dalë në nxehmje duke veshur fanellën që ka dedikim të veçantë për Arjan Salën, heroin që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

33-vjeçari mbeti mes flakëve te “Casa Italia”, ndërsa te Kombëtarja është nderuar me fjalët:

“Heroi i heshtur është mes nesh”. Ndërkohë në intervistën për “Supersport”, Hamdi Salihi ka treguar më tepër rreth kësaj zgjedhje:

“Ky ishte një rast që tregon më së miri vlerat e kombit tonë. Është ai momenti kur dikush thotë që: “Shiko, vetja ime nuk është asgjë para të tjerëve”.

Related posts

E PLOTË/ Policia e mori 6 herë në pyetje, zbardhet raporti sekret që bëri telef Dj okovic

Delo.autor

STUDION TERRENIN NË RAST SE LARGOHET NEYMAR/ PSG përzgjedh ndaj kampionëve të Serisë A yllin…

Delo.autor

“ÇMEND” TIFOZËT E BARCELONËS/ Kandidati për president: Kam gati kontratat, dhurata ime e parë për ekipin është…

Delo.autor

Leave a Comment