Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Lopetegui befason, COURTOIS dhe VARANE sërish në stol

Kur Thibaut Courtois u transferua këtë verë nga Chelsea te Real Madridi, të gjithë ishin të bindur se tani e tutje porta madrilene ka një pronar të ri dhe Keylor Navas bënte mirë të largohej, edhe për faktin se lëvizja e klubit dukej si mungesë respekti për 31-vjeçarin nga Kosta Rika. Megjithatë, Navas e bëri të qartë që nuk do të lëvizte dhe uli kokën e iu fut punës, duke e bindur trajnerin Lopetegui se e meriton të vijojë të jetë në formacion.

Të dielën në mbrëmje të gjithë mbetën të habitur kur panë sërish Courtois në stol, me belgun që ishte qartësisht i ngrysur në fytyrë, shenjë se nuk e ka pritur një tjetër ulje në stol, në një kohë që Navas në fushë shkëlqeu sërish, duke evituar edhe një gol të sigurt.

Aq befasuese ishte zgjedhja e Lopeteguit, saqë edhe te Reali nuk e prisnin, sepse faqja zyrtare e klubit në Instagram postoi para ndeshjes një foto të formacionit të kampionëve të Europës, ku shfaqej Courtois në formacion.

Pas ndeshjes Lopetegui shpjegoi vendimin e tij: “Është një situatë aspak e lehtë për t’u kuptuar, por e thjeshtë për t’u shpjeguar. Unë kam lojtarë të shkëlqyer në portë dhe nuk ka probleme në atë zonë. Do të vendosim cila është zgjedhja më e mirë para çdo takimi. Keylor luajti këtë radhë dhe u paraqit shumë mirë. Gara për një vend në formacion është e jashtëzakonshme dhe kjo na bën më të fortë në portë. Kam disa ide në mendje, por nuk do t’i ndaj me gazetarët”.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Roma siguron fazën e grupeve me përmbysje, Zanilo zhbllokohet pas një viti

Delo.autor

“MË NË FUND U RIKTHEVA”/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus

Delo.autor

Hyn dhe del në 3 minuta, zëvendësimi më i shpejtë në Kinë

Sadik.Autor

Leave a Comment