Futboll Kategoria Superiore Sport

“SUPERIORJA NUK KA CILËSI, POR KA RIVALITET”/ Mbrojtësi Teqja: Ju tregoj favoritin për titullin në Shqipëri

Olsi Teqja ka luajtur për disa skuadra në Kategorinë Superiore, si Kukësi, Laçi, Tirana, Kamza, Kastrioti, por tani vazhdon karrierën në Ligën e Dytë franceze me skuadrën e Buve-Uaz.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Sport Time”, mbrojtësi 32-vjeçar, ka folur për momentin e tij te skuadra franceze, duke gjithashtu se Superiorja nuk ka shumë cilësi, por ka rivalitet. Gjithashtu Teqja foli edhe për titullin në Shqipëri, duke u shprehur se favoritë për ta fituar atë shikon Partizanin.

“Këtu ishin kushtet shumë të mira. Kemi kaluar shumë ture në Kupën e Francës. Ne kemi ndeshje shumë të rëndësishme para. Jemi ekipi surprizë. Kur luan në fushën kundërshtare, nuk je shumë i favorizuar.

Përballje me PSG-në në Kupë? Kam besim se mund të kalojmë. Kam besim se do jetë historike për klubin. Mbapnë do e mbaja si Suvenier. Problem këtu ka qenë gjuha. Superiorja? Në Shqipëri nuk ka cilësi, por rivalitet. Ekipet më të mira janë Partizani dhe Laçi, por, për kampion shikoj të favorizuar të kuqtë e  Ilir Dajës“, tha Teqja.

Related posts

PSG “pazar” në Seria A/ Gati ofertat për dy “yjet”e gjigantëve italian

Sadik.Autor

Luftëtari me probleme para Flamurtarit, por Lika nuk ka besim

Sadik.Autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Valverde synon gjysmëfinalen pas 4 vitesh në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment