Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-KASTRIOTI/ “Bardheblutë” kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u afruar më shumë me zonën e Europës, që është vetëm 4 pikë larg, pas humbjes së Vllaznisë ditën e djeshme. Nga ana tjetër, pikët janë të domosdoshme edhe për krutanët, të cilët pasi bënë 2 faza shumë të mira në kampionat, tani rrezikojnë seriozisht mbijetesën, teksa Skënderbeun e kanë vetëm 2 pikë pas.

Pritet një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin. Për sa i përket ndeshjeve të këtij sezoni, gjithçka anon nga kryeqytetasit, të cilët kanë triumfuar në dy ndeshje, ndërsa një tjetër u mbyll në barazim.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  është Giamfi, i cili pritej të ishte jashtë pas problemeve të shfaqura në stërvitje, ndërkohë që nga krahu tjetër rikthehet pas shumë kohëve te Kastrioti mbrojtësi Huesin.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Najdovski, Hoxhallari, Vangjeli, Batha, Halili, Giamfi, Torasa, Seferi. Trajner: O. Shehi

KASTRIOTI: Hidi, Çela, Rami, Rezi, Husein, Deliaj, Zhivanaj, Okebugu, De Silva, Moraes, Bardhi. Trajner: R. Ndreu

Related posts

KA HUMBUR BESIMI/ Shqipëria sikur “luan në Kardif”, ja sa bileta janë shitur në Elbasan

Isa.Autor

As Messi, as Ronaldo. Eshtë vetëm 13 vjeç dhe shënon këtë supergol (VIDEO)

Sadik.Autor

Miss “Bum Bum”, surpriza e botërorit në Rusi (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment