Bundesliga Futboll Sport

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern dhe Manchester City duel në merkato, kërkojnë talentin francez…

Franca është padyshim vendi që po prodhon më së shumti talente gjatë viteve të fundit. Emra si Mbappe, Dembele, Coman, Martial janë vetëm një pjesë e talenteve francezë që po sikpasin në Europë. Michael Olise është një tjetër talent me origjinë nga Franca.

19-vjeçari aktivizohet me Reading në Championship, kategoria e dytë angleze e futbollit. Gjatë këtij sezoni, Olise ka qenë fantastik, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 10 asist në 36 ndeshje, statistika shumë të mira për një mesfushor.

Olise kërkohet nga disa klube në merkato, por ato që bëjnë më shumë bujë janë Bayern Munchen dhe Manchester City. Mediat në Angli bëjnë me dije se e ardhmja e francezit do të jetë mes Bayern dhe Cityt, që e pëlqejnë shumë lojtarin.

Kartoni i Olise vlerësohet rreth 15-20 milionë euro, por nëse Reading ngjitet në Premier League, atëherë ky çmim mund të rritet akoma më shumë. Përveç Bayern dhe Cityt, lojtari ndiqet edhe nga Atletico Madrid, Dortmund dhe Lyon.

Related posts

FALË GAFËS SË PORTIERIT/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Schalkes (VIDEO)

Delo.autor

SURPRIZA E BOTËRORIT TË KALUAR/ Maroku merr ‘biletën’ për në Kupën e Botës 2026! Të gjitha kombëtaret e kualifikuara

F.autor

DUELI PËR TITULLIN/ CHELSEA-LIVERPOOL matin forcat, sfidë “zjarri” në Premier Ligë

Isa.Autor

Leave a Comment